Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro

2025/05/29 at 3:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro

Ministri i Shtetit Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që të punojnë së bashku për Shqipërinë në BE. Sipas tij nëse Shqipëria përmbush këtë kusht, do të përfitojë 27 milionë euro mbështetje buxhetore.


Balla, deklaroi sot se deri më 30 qershor 2025 duhet të miratohen pesë projektligje të rëndësishme, të cilat përbëjnë një kusht themelor për disbursimin e fondeve nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit “Reform and Growth Facility”.

Miratimi i këtyre projektligjeve nuk është vetëm një çështje procedurale apo teknike. Ato janë çelësi për të përfituar fonde të drejtpërdrejta nga Bashkimi Evropian, për të avancuar në mbylljen e kapitujve të negociatave dhe për të garantuar integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Ballës, ky është një moment vendimtar për të treguar seriozitet dhe vendosmëri në rrugën drejt Evropës. Ai tha se këto pesë projektligje janë pjesë e Agjendës Kombëtare të Reformave 2024-2027 dhe lidhen ngushtë me përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis communitaire të BE-së.

Dy prej tyre lidhen me sektorin e bujqësisë (shëndeti i bimëve dhe shëndeti i kafshëve), dy të tjera me energjinë (energji e rinovueshme nga biomasa/biokarburantet dhe performanca energjetike e ndërtesave), dhe i pesti me shtetin e së drejtës, duke synuar krijimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, një institucion kyç për luftën kundër krimit të organizuar.

Falë tyre, thotë Balla, jo vetëm që do të mundësohet përfitimi i mbështetjes financiare nga BE, por do të përforcohet besimi se Shqipëria është e përkushtuar në mënyrë serioze dhe progresive ndaj reformave që kërkohen në rrugën drejt integrimit evropian.

Fjala e plotë e ministrit Balla:

Bashkimi Evropian ka miratuar Facilitetin Për Reforma dhe Rritje (të cilin Kuvendi e miratoi me Ligj në Mars të vitit, 2025) për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, që parashikon mundësinë që Shqipëria të përfitojë deri në 922 milion Euro (kredi dhe grant), në formën e mbështetjes buxhetore, përkundrejt zbatimit të reformave evropiane – masave që parashikon Agjenda Kombëtare e Reformave 2024-2027 e Shqipërisë.

Kjo Agjendë Reformash që parashikon masa, edhe të natyrës legjislative, për t’u përmbushur nga Shqipëria me afat çdo 6 muaj, është tashmë në zbatim aktiv dhe përfaqëson një angazhim të qartë të Shqipërisë për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian përmes, reformave që sjellin përfitime konkrete financiare për vendin, si dhe për bizneset dhe qytetarët tanë.

Në kuadër të kësaj Agjende, Shqipëria ka një mundësi të “artë” për të përfituar financim të drejtpërdrejtë nga Bashkimi Evropian, nëse përmbush në kohë dhe cilësi masat e dakorduara.

Në kuadër të saj, Shqipëria ka marrë angazhimin për të miratuar (duke përafruar Acquis të Bashkimit Evropian), 5 projekt-ligjet si më poshtë vijon, të cilat duhet të miratohen brenda 30 Qershorit, 2025, për të respektuar kështu afatin e angazhimit ndaj Bashkimit Evropian, ku përmbushja e këtij angazhimi i sjell Shqipërisë mundësinë të përfitojë mbështetjen financiare përkatëse nga Bashkimi Evropian, përveçse formëson bindjen se Shqipëria avancon progresivisht me reformat evropiane në sektorët e poshtë përmendur ekonomik me shpejtësi e angazhim serioz.

5 nga projekt- ligjet që kemi aktualisht në proces miratimi janë pjesë përbërëse e kësaj Agjende dhe përbëjnë kushte të domosdoshme për disbursimin e fondeve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, për Shqipërinë. Këto janë:

* Dy projekt-ligje në sektorin e bujqësisë: që përafrojnë plotësisht Acquis të Bashkimit Evropian, duke shënuar një hap të madh para në këtë fushë – projekt-ligji për shëndetin e bimëve dhe projekt-ligji për shëndetin e kafshëve;

* Dy projekt-ligje në sektorin e energjisë: projekt-ligji për energjinë e rinovueshme nga biomasa/biokarburantet dhe projekt-ligji për performancën energjetike të ndërtesave;

* Një ligj në fushën e shtetit të së drejtës: projekti-ligji për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, një nismë shumë e rëndësishme në fushën e bashkëpunimit me BE etj., në lidhje me identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve nga aktivitetet kriminale (përfarim i Acquis në fushën e luftës kundër krimit të organizuar).

Miratimi i këtyre ligjeve është kusht për disbursimin e fondeve nga Bashkimi Evropian në kuadër të Reform and Groëth Facility, ku Shqipëria mund të përfitojë 27 milionë Euro mbështetje buxhetore, me kusht që këto ligje të miratohen brenda datës 30 qershor, sipas afatit të përcaktuar nga Komisioni Evropian.

Së dyti, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm para në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE, duke hapur në rreth 8 muaj, negociatat për anëtarësim, për 24 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian:

* Tetor 2024: Grupkapitulli 1 – Themelorët

* Dhjetor 2024: Grukapitulli 6 – Marrëdhëniet e Jashtme

* Prill 2025: Grupkapitulli 2 – Tregu i Brendshëm

* Maj 2025: Grupkapitulli 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse

Shqipëria synon të avancojë me pregatitjet për negociatat teknike për të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027, një sfidë e madhe dhe e fortë, por njëherësh, një mundësi e madhe po ashtu drejt anëtarësimit, si dhe të plotësojë të gjitha kriteret për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

Faza tjetër e procesit të negociatave është fillimi i mbylljes së negociatave për kapitujt që u çelën si më sipër. Për të nisur mbylljen e negociatave, Shqipëria duhet të plotësojë disa kushte – të njohura si “kushtet/piketat e ndërmjetme” – pra mbas çeljes dhe para mbylljes së negociatave, të cilat i janë vendosur në dy kapitujt kyç të “Themeloreve” – kapitulli 23 dhe 24, përkatësisht “drejtësia dhe të drejtat e njeriut” dhe “siguria dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit”.

Piketat e ndërmjetme janë kushte reformash, të cilat shpesh realizohen edhe përmes masave legjislative, të detyrueshme e të kërkuara nga BE në Kapitujt 23 “Drejtësia dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, pjesë e Grupkapitullit 1 “Themeloret”.

Këto kritere synojnë të sigurojnë zbatimin efektiv të reformave të qëndrueshme në fusha si:

* Pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit

* Lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i mekanizmave të integritetit

* Lufta kundër krimit të organizuar

* Mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore

Shqipëria nuk mund të avancojë me procesin e negociatave dhe të fillojë të mbyllë kapitujt pa përmbushur këto kushte të ndërmjetme. Ato shërbejnë si garanci që reformat janë reale, efektive dhe të pakthyeshme dhe që progresi në luftën kundër krimit, korrupsionit, dhe në sistemin e drejtësisë është konsekuent dhe vullneti për reforma i konsoliduar.

Në këtë kuptim, 5 nga projekt-ligjet që kemi aktualisht në proces miratimi janë pjesë përbërëse e kushteve të domosdoshme për t’u përmbushur për progresin në shtetin e së drejtës dhe për të garantuar miratimin nga Komisioni Evropian dhe vendet anëtare, të kalimit në fazën tjetër të negociatave –atë të mbylljes së negociatave për të gjithë kapitujt dhe jo vetëm për ato dy kapituj ku këto kushte janë vendosur.

Këto janë:

* 3 projekt-ligje në fushën e sigurisë publike, emigracionit etj: ai për përpunimin e informacionit të pasagjerit në Republikën e Shqipërisë, projekt-ligjit për të huajt, dhe ai për kontrollin kufitar – kushte të ndërmjetme në Kapitullin 24;

* 1 projekt-ligj në fushën e pronave: ai për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës, i lidhur me Kapitullin 23.

Miratimi i akteve ligjore që plotësojnë piketat ndërmjetëse është një hap kyç dhe i domosdoshëm për përparimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe arritjen e objektivit për negociatat brenda vitit 2027.

Së treti,

Bashkimi Evropian dhe Shqipëria duhet të miratojnë Marrëveshjen për Programin e Bashkimit Evropian për “Doganat”, pasi kjo i hap rrugë mbështetjes së Doganave tona për të përfituar nga ky program, teksa Shqipëria pregatitet për Bashkimin Doganor me Bashkimin Evropian, në rrugën drejt anëtarësimit. Përshpejtimi i miratimit të kësaj Marrëveshjeje është kërkuar specifikisht nga Komisioni Evropian, DG ENEST, përmes Drejtorit të tij të Përgjithshëm, duke theksuar rëndësinë.

Për këtë, sot kemi në miratim Projektligjin për Marrëveshjen midis Republikës së Shqipërisë dhe Programit të Doganave, me precedencë.

Këto projekt-ligje nuk janë thjesht ligje teknike. Ato janë çelësi për të hapur rrugën e financimeve evropiane, për të avancuar drejt mbylljes së negociatave për anëtarësim, e për t’u integruar në Bashkimin Evropian.



Ju sugjerojmë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!

19 Qershor, 2025 7:38 pm
Para
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Tare takim sekret me Allegri, kontratë 3-vjeçare për trajnerin

Tare takim sekret me Allegri, kontratë 3-vjeçare për trajnerin

“Verifikim të kamerave”/ Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, 2 pista hetimi

“Verifikim të kamerave”/ Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, 2 pista hetimi
















TE FUNDIT

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
19 Qershor, 2025

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, po mban një konferencë të rregullt për shtyp. Sipas mediave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com