Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët

2025/03/10 at 8:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët

Niveli ekonomik i të rinjve prodhon arritje të ulëta mësimore sidomos në matematikë vëren Fondacioni Europian i Trajnimeve në publikimin e fundit “Trajnimet, arsimi, aftësitë dhe punësimi: Tendencat dhe zhvillimet 2024”.

Në vitin 2022, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) përpunoi dhe publikoi disa tregues të testit ndërkombëtar të njohurive të 15-vjeçarëve (PISA).

Të dhënat treguan se nxënësit në 20 përqindëshin e fundit të popullsisë me të ardhura të ulëta kishin rezultate të dobëta në matematikë. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm në Shqipëri 82% e nxënësve që vinin nga familje me të ardhura të ulëta kishin rezultate shumë të dobëta në matematikë.

Shqipëria kishte përqindjen më të lartë në Europë dhe Rajon të nxënësve të varfër që patën rezultatet më të ulëta në test. ETF në dukje se për Shqipërinë, ky tregues mund të shërbejë si një masë e vlefshme për të vlerësuar numrin e të rinjve vulnerabël dhe kërkesën e tyre potenciale për arsim.

Të dhënat tregojnë se jo të gjithë nxënësit në nevojë socio-ekonomike kanë vështirësi në arritjet mësimore, disa performojnë mirë pavarësisht rrethanave të tyre. Duke marrë parasysh si rezultatet e të nxënit ashtu edhe statusin socio-ekonomik, ky indikator identifikon nxënësit që përballen me barriera të shumëfishta ndaj arsimit dhe mundësive.

ETF vlerëson se identifikimi e këtij disavantazhi të dyfishtë ofron të dhëna për rritjen e mbështetjes për arsimin e të rinjve në nevojë.

Pothuajse në të gjitha vendet jo anëtare të BE më shumë se gjysma e nxënësve (që vijnë nga 20% e popullsisë me të ardhurave të ulëta) në shkolla janë në disavantazh arsimor dhe ekonomik, por në Shqipëri kjo është me lartë (82).

Në disa vende partnere të ETF si Palestina, Jordania, Kosova, Maroku dhe Uzbekistani, pothuajse të gjithë nxënësit e varfër janë në këtë kategori. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Moldavia dhe Mali i Zi gjithashtu kanë përqindje të larta të nxënësve të pa-favorizuar.

Në të kundërt, vende si Turqia, Izraeli, Kazakistani dhe Serbia kanë përqindje më të ulëta të nxënësve (në 20% më të ulët te të ardhurave) që kanë vështirësi akademike. Të dhënat tregojnë qartë se ka nevoja të mëdha për të ofruar arsim më të mirë për nxënësit vulnerabil.

Masat për përmirësimin e cilësisë së arritjeve mund të përfshijnë programe ri-shkollimi, ndihma financiare me fokus fëmijët e varfër, për të siguruar që nxënësit e pa-favorizuar të mund të kapërcejnë barrierat me të cilat përballen.

ETF rekomandon se Shqipëria bashkë vendet e tjera duhet të adresojnë njëkohësisht si faktorët akademikë ashtu edhe ata socio-ekonomikë për të pasur një ndikim të qëndrueshëm në rezultatet arsimore./MONITOR

Ju sugjerojmë

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…
Kryesore

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

17 Gusht, 2025 5:12 pm
Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve
Aktualitet

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

17 Gusht, 2025 4:40 pm
Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Protestat në Serbi,Vuçiç:Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

17 Gusht, 2025 4:27 pm
Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan
Bota

Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan

17 Gusht, 2025 4:08 pm
“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn
Bota

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn

17 Gusht, 2025 3:53 pm
Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit
Bota

Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit

17 Gusht, 2025 3:50 pm
BBC viziton Butrintin: Një nga qytetet e lashta më të mirëruajtura të Europës
Aktualitet

Butrinti/ 44,555 turistë e vizitojnë vetëm në korrik. Shifrat për 7 mujorin e 2025

17 Gusht, 2025 3:39 pm
Izraeli njoftoi për një ofensivë të re në veri të Gazës
Bota

Izraeli njoftoi për një ofensivë të re në veri të Gazës

17 Gusht, 2025 3:37 pm
SHBA, të shtëna me armë zjarri në New York/ 3 të vrarë dhe 8 të plagosur
Bota

SHBA, të shtëna me armë zjarri në New York/ 3 të vrarë dhe 8 të plagosur

17 Gusht, 2025 3:31 pm
Siguria detare/ Bllokohen 35 mjete lundruese. Ja sa drejtues morën gjobë
Aktualitet

Siguria detare/ Bllokohen 35 mjete lundruese. Ja sa drejtues morën gjobë

17 Gusht, 2025 3:18 pm
Para
Autoritetet i ndaluan pjesëmarrjen në zgjedhje kandidatit prorus, nisin përplasjet në Bukuresht

Autoritetet i ndaluan pjesëmarrjen në zgjedhje kandidatit prorus, nisin përplasjet në Bukuresht

“Zgjedhjet e 11 majit nuk janë aspak të zakonshme”/ Rama: Kanë rëndësi të madhe gjeopolitike

“Zgjedhjet e 11 majit nuk janë aspak të zakonshme”/ Rama: Kanë rëndësi të madhe gjeopolitike

Anëtarësimi në BE/ “11 Maji duhet të jetë vula”, Rama: Asnjëherë yjet nuk janë rreshtuar kaq favorshëm për Shqipërinë!

Anëtarësimi në BE/ “11 Maji duhet të jetë vula”, Rama: Asnjëherë yjet nuk janë rreshtuar kaq favorshëm për Shqipërinë!

TE FUNDIT

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…
17 Gusht, 2025

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka prezantuar pasditen e sotme aplikacionin Agritourism al. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve
17 Gusht, 2025

Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion për udhëtarët nga e gjithë bota. Ky vend i pasur me histori, kulturë dhe...

Lexo më shumë

Protestat në Serbi,Vuçiç:Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Vuçiç niset drejt Moskës
17 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se ekipi i tij nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e...

Lexo më shumë

Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan

Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan
17 Gusht, 2025

Më shumë se 200 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur në rajonin Buner në veriperëndim të Pakistan, si pasojë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com