Aktualitet

Foli në Parlamentin shqiptar, Zelensky: Të vegjël në hartë, por me zemër të madhe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:23 - 03/05/22 |
Opi Nion

Pasi mbajti fjalën e tij në Parlamentin Shqiptar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar videon e mesazhit të tij në rrjetet sociale, ndërsa krahas videos ka falenderuar Shqipërinë.

Zelensky shkruan në “Facebook” se  në këtë moment të vështirë lufte të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre teksa thekson se Shqipëria është një vend i vogël në hartë por ka një zemër të madhe.

“Një dekadë më parë Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën e demokracisë dhe integrimit europian. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë. Ne jemi së bashku duke investuar për lirinë dhe një Europë të bashkuar. Dhe unë besoj se kur të vijë koha për të miratuar vendimin për hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Evropian, vota juaj do të jetë në mbështetjen tonë. Jam i sigurt, tani të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë i vogël kur duhet të jetë i guximshëm. Dhe dikush është i vogël në hartë, por ka një zemër të madhe. Faleminderit Shqipëri! Faleminderit për mbështetjen tuaj”-tha Zelensky.

Pas