Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FMN:Politikat e qeverisë kanë nxitur më pak eksportet në raport me rajonin

2019/11/12 at 8:53 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i FMN për Shqipërinë

Politikat qeveritare kanë nxitur më pak eksportet në Shqipëri se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, sipas gjetjeve të një raporti të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, “Nxitja e rritjes në Ballkanin Perëndimor, Roli i Zinxhirit Global të Vlerës dhe Eksportet e Shërbimeve”.


Në një grafik të hartuar pas një pyetësori me 66 eksportues të mëdhenj në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, gjysma e të cilave ishin përfshirë në zinxhirin global të vlerës {global value chains (GVCs)} rezulton se Shqipëria ka pasur përfitimin më të ulët nga përmirësimi i politikave qeveritare në tregti dhe zinxhirin e vlerës së shtuar, në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Vendi ynë çalon në pothuajse të gjithë treguesit, si edukimi sekondar, institucionet, cilësia e edukimit, cilësia e infrastrukturës, thellësia e marrëveshjeve të tregtisë. Performancën më të mirë e ka Serbia, që ka njohur fitimet më të mëdha në tregti nga politikat qeveritare.

Qëllimi i pyetësorit ishte të shqyrtonte karakteristikat e kompanive, faktorët që ndikojnë në pjesëmarrjen në GVCs, dhe pengesat kyçe me të cilat kompanitë përballen gjatë angazhimit në një tregti të tillë.

Të anketuarit nga të gjitha vendet thanë se mungesa e aftësive dhe cilësia e ulët institucionale ishin kufizimet kryesore për eksportet dhe pjesëmarrjen në zinxhirin global të vlerës së shtuar.

Firmat pjesëmarrëse në zinxhirin global të vlerës së shtuar kanë lidhje të ndryshme me vendet e BE dhe OECD. Sidoqoftë, lidhjet e tyre janë të kufizuara, duke treguar që këto firma kryesisht kryejnë vetëm një numër të kufizuar ciklesh të prodhimit (psh montim). Arsyeja kryesore pse këto firma u tërhoqën në rajon janë kosto e lirë e fuqisë punëtore, afërsia gjeografike me investitorët, taksimi i favorshëm dhe tarifat e ulëta. Në të kundërt, mungesa e aftësive, paqëndrueshmëria politike, logjistika e dobët e tregtisë dhe institucionet shihen si pengesa kryesore. Teksa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ulur tarifat me kalimin e kohës, të anketuarit konsiderojnë si pengesa ato jo tarifore – siç është trajtimi i pabarabartë në kufij, koha e kaluar në doganë, mungesën e mekanizmave teknikë për përputhjen e standardeve  dhe mospasjen e marrëveshjeve preferenciale të tregtisë së lirë.

Faktorët kryesorë për funksionimin e suksesshëm të firmave të QVC janë krijimi i institucioneve dhe standardeve të kontrollit të cilësisë, përmirësimi i qeverisjes dhe përmirësimi i aftësive të punës, rekomandon FMN.

Faktorët kryesorë për funksionimin e suksesshëm të firmave të përfshira në zinxhirin global të vlerës janë krijimi i institucioneve dhe standardeve të kontrollit të cilësisë, përmirësimi i qeverisjes dhe përmirësimi i aftësive të punës, rekomandon FMN.

 

Shqipëria e mbështetur tek importet dhe me eksporte me vlerë të shtuar të ulët

 

Raporti e rendit Shqipërinë si vendin që ka varësinë më të madhe të importeve për të përballuar nevojat e saj për konsum.

“Në vendet e Ballkanit Perëndimor, struktura e importeve pasqyron gjerësisht një model rritjeje të bazuar në konsum. Mallrat e konsumit përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të importeve, duke filluar nga 33 përqind e totalit të importeve në Serbi deri në rreth 45 përqind në Shqipëri”, thuhet në raport.

Shqipëria ka gjithashtu një vlerë të ulët të shtuar në prodhim dhe është e përqendruar në produkte që kërkojnë punë intensive. “Pjesa e prodhimit në vlerën e shtuar bruto është e vogël – duke filluar nga rreth 4 përqind në Mal të Zi dhe 5% në Shqipëri në rreth 15 përqind në Serbi krahasuar me një mesatare prej 16 përqind ose më shumë në vendet e zhvilluara. Në Shqipëri dhe Bosnjë- Hercegovinë, sektori prodhues gjithashtu përbëhet nga kryesisht produkte me intensitet të lartë të punës, përkatësisht lëkurë, veshje dhe ushqime të papërpunuara.”

45% e eksporteve të tregtueshme në Shqipëri përbëhen nga  produkte që kërkojnë punë intensive, shumë më e lartë sesa shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku pas nesh vjen Maqedonia me rreth 13% (shih grafikun).

Eksportet shqiptare shfaqin dhe varësinë më të lartë nga një shtet i vetëm, që konkretisht është Italia, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit janë më të diversifikuara (shih grafikun).

Vendi vuan pasojat e një force pune të pakualifikuar, teksa në grafiket e FMN-së renditet së bashku me Bosnjën ndër shtetet që kanë përqindjen më të lartë të forcës së punës me aftësi të mesme dhe të ulëta.

Në eksportin e shërbimeve, Shqipëria paraqitet mirë në udhëtime, për shkak të potencialit turistik, ndërsa mbetet pas në eksportet e shërbimeve të telekomunikacionit dhe IT. Eksportet e shërbimeve të udhëtimit përbëjnë sot rreth 13% të PBB-së, por FMN vlerëson se me përmirësimin e politikave ato mund të arrijnë në rreth 17%. /Burimi: monitor



Ju sugjerojmë

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar
Bota

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar

5 Janar, 2026 11:04 pm
Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin
Bota

Aksioni i Trump në Venezuelë, rriten aksionet e kompanive të energjisë në SHBA

5 Janar, 2026 9:46 pm
Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO
Bota

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO

5 Janar, 2026 8:47 pm
Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
Bota

Arrestimi i Maduros,Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA

5 Janar, 2026 8:27 pm
Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
Kryesore

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin

5 Janar, 2026 7:46 pm
Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron
Bota

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron

5 Janar, 2026 7:08 pm
Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu
Bota

Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu

5 Janar, 2026 6:55 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Plani i Trump për Venezuelën: Cisternat e naftës nuk lëvizin pa urdhër…

5 Janar, 2026 6:12 pm
Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima
Bota

Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima

5 Janar, 2026 5:11 pm
Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci
Bota

Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci

5 Janar, 2026 3:59 pm
Para
FOTO-VIDEO/Dhunë, molotov, gaz lotsjellës, nis prishja e banesave në Astir

Unaza e re, Veliaj: Partitë e ngritura mbi zaptim-bllokimin në pikiatë!

Raport për një palë zgjedhje të paligjshme

Bejtja:Pa mbështetjen e djeshme të ambasadave,Rama nuk bënte dot dhunë sot

 Paralizohet qarkullimi te Unaza e Re, qytetarët nuk ikin dot në punë

 Paralizohet qarkullimi te Unaza e Re, qytetarët nuk ikin dot në punë
















TE FUNDIT

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar
5 Janar, 2026

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nënsekretarja e përgjithshme Rosemary DiCarlo lexoi një deklaratë në emër...

Lexo më shumë

Aksioni i Trump në Venezuelë, rriten aksionet e kompanive të energjisë në SHBA

Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin
5 Janar, 2026

Aksionet e kompanive amerikane të energjisë janë rritur, ndërsa investitorët vënë bast se kapja e Maduros nga SHBA-të do të...

Lexo më shumë

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO
5 Janar, 2026

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo sulm ushtarak i SHBA-së ndaj një aleati të NATO-s, përfshirë Groenlandën, do të...

Lexo më shumë

Arrestimi i Maduros,Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
5 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës publikoi të hënën dekretin, i cili i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com