Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024 

2024/04/18 at 3:30 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024 

Lulëzimi turistik i Shqipërisë këtë vit nuk duket se e ka “bindur” Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) që të jetë optimist për ekonominë shqiptare. 


Në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, të publikuar në prill, FMN ka rishikuar me ulje ecurinë ekonomike të vendit për këtë vit. Fondi pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.1% në vitin 2024, nga 3.3% që kishte qenë vlerësimi fillestar në raportin e tetorit 2023. 

Shqipëria renditet në këtë mënyrë ndër vendet që do të kenë rritjen më të ulët, e katërta nga gjashtë shtete gjithsej. 

Rritjen më të lartë pritet që ta ketë Kosova, me 3.8%. Edhe për Kosovën, FMN ka bërë një rishikim të lehtë në ulje, nga 4% që ishte vlerësimi i tetorit. Mali i Zi pritet të ketë një ecuri prej 3.7%, i njëjtë me tetorin. 

Rishikimi më i ndjeshëm në rritje është për Serbinë, që tashmë pritet të zgjerohet me 3.5%, nga 3% që ishte vlerësimi fillestar. 

Për Maqedoninë e Veriut pritet rritje prej 2.7% (0.2 pikë përqindje më shumë) dhe për Bosnjë-Hercegovinën është bërë rishikimi më i fortë në ulje, nga 3% në 2.4%. 

FMN pret që inflacioni të ulet në 3.5%, pas një mesatareje prej 4.8% në 2023, për të zbritur pas vitit 2025 në 3%, që është dhe objektivi i Bankës së Shqipërisë. Deficiti i llogarisë korente (që mat transaksionet e mallrave dhe shërbimeve me vendet e tjera) pritet të përkeqësohet lehtë në -3.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 3.7% në 2023. 

Për vitin 2023, rritja ekonomike e vendit shënoi një rritje me bazë vjetore prej 3,44%, sipas vlerësimeve paraprake të INSTAT. Në krahasim me vitin 2022, kur PBB-ja u rrit me 4.85% u shënua ngadalësim, 

Ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe administrata publike kanë qenë kontribuuesit më të mëdhenj të rritjes në 2023, ndërsa industria dhe bujqësia shënuan tendencë negative. 

Ndonëse Shqipëria shënoi vitin më të mirë turistik në 2023, me më shumë se 10 milionë shtetas të huaj që hynë në vend, konsumi ishte mjaft i dobët. 

Konsumi i popullatës u rrit me vetëm 2.96% në 2023, nga 7.37% vitin e mëparshëm, duke shënuar nivelet më të ulëta që nga koha e pandemisë. 

Madje në gjysmën e dytë të vitit, kur kulmon turizmi, konsumi u rrit me ritme shumë të ngadalta (2.21% në tremujorin e tretë dhe 1.55% në të katërtin). 

Vlerësohet se niveli i lartë i emigracionit, sidomos i të rinjve dhe shtrenjtimi i çmimeve kanë ulur konsumin vendas, që nuk është arritur të kompensohet nga turistët e huaj, që qëndrojnë në Shqipëri për pak ditë dhe janë të prirur të shpenzojnë pak./Monitor 



Ju sugjerojmë

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

7 Qershor, 2026 10:55 pm
Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Kryesore

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

7 Qershor, 2026 10:00 pm
Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
Bota

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

7 Qershor, 2026 9:24 pm
Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
Kryesore

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

7 Qershor, 2026 8:08 pm
“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu
Aktualitet

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu

7 Qershor, 2026 7:27 pm
Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles
Kronikë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

7 Qershor, 2026 7:18 pm
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë
Rajoni

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

7 Qershor, 2026 7:15 pm
Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
Kryesore

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

7 Qershor, 2026 7:11 pm
Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
Kronikë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

7 Qershor, 2026 4:32 pm
Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Bota

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

7 Qershor, 2026 4:24 pm
Para
Opinion – Përse po e sulmon Meta, SPAK-un? (17 Prill 2024) 

Opinion - Përse po e sulmon Meta, SPAK-un? (17 Prill 2024) 

Balla publikon pamjet nga ekstradimi i parë nga Dubai: Është hapur një faqe e re e bashkëpunimi (Video) 

Emri/Ndihmoi emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 3 vite e 10 muaj burg 

Tentuan të korruptonin policët, 4 të arrestuar në 24 orë e fundit në Tiranë 
















TE FUNDIT

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish se “projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi”. Me anë të...

Lexo më shumë

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
7 Qershor, 2026

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Lexo më shumë

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
7 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, janë në të njëjtën linjë ndërsa konflikti...

Lexo më shumë

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
7 Qershor, 2026

Në Kosovë ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhje. Nga votat e numëruara në 243 kutitë, ajo që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}