Bota

FMN për konfliktin në Ukrainë: Rritje e çmimeve, pasoja për gjithë botën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:44 - 05/03/22 |
Opi Nion

Një përshkallëzim i konfliktit në Ukrainë do të kishte pasoja “katastrofike” ekonomike globalisht, paralajmëroi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar. Përveç vetë luftës, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të kenë gjithashtu një “ndikim thelbësor në ekonominë globale dhe tregjet financiare, me efekte anësore për vendet e tjera.  Pasojat ekonomike janë tashmë shumë të rënda” tha FMN.

Rritja e çmimeve të energjisë dhe mallrave në përgjithësi, me naftën që i afrohet tashmë 120 dollarëve për fuçi, po përkeqësojnë presionet inflacioniste me të cilat përballet bota ndërsa ajo del nga pandemia.

“Rritja e çmimeve do të ketë pasoja për të gjithë botën, veçanërisht për familjet më të varfra, për të cilat shpenzimet e energjisë dhe ushqimit zënë pjesën më të madhe” të buxhetit të tyre.

Sa për vetë Ukrainën, është “tashmë e qartë” se vendi po përballet me kosto të rritura ndjeshëm, të cilat shoqërohen edhe me rindërtimin e ndërtesave dhe infrastrukturës që janë shkatërruar ose dëmtuar. FMN vuri në dukje se ndihma urgjente financiare e kërkuar nga Ukraina që nga 25 shkurti arrin në 1.4 miliardë dollarë. Kjo kërkesë mund t’i dorëzohet zyrtarisht bordit të Fondit javën e ardhshme./Opinion.al

 

 

Pas