Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FMN: Normat e interesit do të mund të bien në nivelet para COVID-it

2023/04/11 at 4:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FMN: Normat e interesit do të mund të bien në nivelet para COVID-it

Normat e interesit në ekonomitë e mëdha pritet të bien në nivelet para pandemisë së koronavirusit, për shkak të produktivitetit të ulët dhe plakjes së popullsisë, ka thënë Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimet e fundit.

Ky institucion ka thënë se rritja e çmimeve të huamarrjes pritet të jetë “e përkohshme”, pasi inflacioni i lartë të vihet nën kontroll.

Bankat Qendrore në Shtetet e Bashkuara, Mbretëri të Bashkuar, Evropë, dhe vende tjera, i kanë rritur normat e interesit për të luftuar rritjen e çmimeve, që ndryshe njihet edhe si inflacion.

Në Mbretëri të Bashkuar, inflacioni është në nivelin më të lartë në gati 40 vjet, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore.

Një numër faktorësh janë duke ndikuar në rritje të inflacionit, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë, e cila ka ndikuar në rritje të çmimeve të energjisë.

“Kur inflacioni të vihet nën kontroll, Bankat Qendrore të ekonomive të avancuara, do të mund të lehtësojnë politikat monetare dhe të ulin normat e interesit në nivelet para pandemisë”.

Ky institucion me bazë në Uashington, ka thënë se plakja e popullsisë do të jetë, po ashtu, një faktor që ndikon në ulje të inflacionit.

Duke sqaruar pse është përmendur ky fakt, George Godber, manaxher në kompaninë Polar Capital, ka thënë se ata kanë tendencë të shpenzojnë më pak.

“Shpenzimet që bëjnë njerëzit kur janë në të 20-at, 30-at dhe 40-at e tyre, janë më të lartat, ndoshta për shkak të blerjes së patundshmërisë, krijimit të çifteve, blerjes së makinës apo çfarëdo tjetër, dhe me kalimin e kohës ulen shpenzimet dhe konsumi”, ka thënë ai për transmetuesin britanik BBC.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./ REL

Ju sugjerojmë

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin
Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin

9 Korrik, 2025 7:08 pm
Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes
Bota

Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes

9 Korrik, 2025 6:53 pm
Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri
Aktualitet

Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri

9 Korrik, 2025 6:34 pm
Berlin, Bundestagu debate për buxhetin e vitit 2025
Bota

Berlin, Bundestagu debate për buxhetin e vitit 2025

9 Korrik, 2025 6:19 pm
Spanjë/ Trajneri Carlo  Ancelotti dënohet me një vit burg
Sport

Spanjë/ Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

9 Korrik, 2025 6:00 pm
Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen
Bota

Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen

9 Korrik, 2025 5:48 pm
Para
Berisha takohet me deputetin britanik, çfarë u diskutua

Berisha takohet me deputetin britanik, çfarë u diskutua

Gabriel Escobar sot në Tiranë, takim me Ramën e Begajn, shmang Berishën

Gabriel Escobar në Tiranë, nis takimin me Ramën

Pse nuk duhet ta mbani kurrë teshtimën, rreziqet serioze në shëndetin tuaj

Pse nuk duhet ta mbani kurrë teshtimën, rreziqet serioze në shëndetin tuaj

TE FUNDIT

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
9 Korrik, 2025

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja e mbeturina në Teksas, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar...

Lexo më shumë

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
9 Korrik, 2025

Një studim i ri ka përshkruar rreziqet e përdorimit Inteligjencës Artificiale si ChatGPT për terapi. I lançuar në nëntor të...

Lexo më shumë

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
9 Korrik, 2025

Fatjon Tafaj është emëruar trajneri i Shqipërisë U-17, pas largimit të italianit Andrea Tedesco. Në fjalët e para si trajner...

Lexo më shumë

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
9 Korrik, 2025

IKMT ka vijuar pasditen e sotme aksionin për shembjen e objekteve pa leje në zonën turistike të Thethit. Nga pamjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com