Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FMN kundër amnistisë dhe heqjes së tatim fitimit për bizneset e vogla

2020/07/02 at 8:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
FMN kundër amnistisë dhe heqjes së tatim fitimit për bizneset e vogla

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se për shkak të pasojave të tërmetit dhe të pandemisë së COVID-19, ekonomia e Shqipërisë pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rimarrë veten në vitin 2021.


FMN thekson se në vendin tonë pasiguria është e lartë, ndërsa thekson se do të ketë rëndësi të madhe rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një rrugë të qëndrueshme me trend zbritës.

“Mbështetja e përkohshme, e mirëorientuar dhe transparente për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur dhe duhet të jetë e integruar në një program të besueshëm buxhetor afatmesëm. Pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një rrugë të qëndrueshme me trend zbritës, për të rikrijuar hapësirën për kundërpërgjigje nëpërmjet politikave buxhetore”, deklaron FMN.

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e zonjës Yan Sun, ka kryer në distancë një mision në Shqipëri gjatë periudhës 25 qershor-1 korrik. Në përfundim të këtij misioni, Sun deklaroi se “Pritshmëria afatshkurtër për ekonominë shqiptare mbetet e vështirë, çka pasqyron efektet e ndjeshme të tërmetit të muajit nëntor 2019 dhe të pandemisë së COVID-19”.

“Si në të gjithë botën, por edhe si rrjedhojë e varësisë së Shqipërisë nga turizmi dhe nga dërgesat e emigrantëve, ekonomia pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021. Kjo pritshmëri është objekt i pasigurive të mëdha të pazakonta, duke pasur parasysh natyrën e goditjes nga pandemia. Stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë është ruajtur deri tani, falë menaxhimit të mirë të politikave dhe falë kushteve financiare lehtësuese në botë. Për të përballuar pasojat e pandemisë dhe të tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020, për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin. Pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një trajektore të qëndrueshme zbritëse, në mënyrë që të rikrijohet hapësira për përgjigje nëpërmjet politikave buxhetore. Në këtë aspekt, i nxisim fuqimisht autoritetet për të vijuar përgatitjen e një Strategjie Afatmesme për të Ardhurat për të ngritur një sistem tatimor më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent, i cili do të sigurojë burimet e nevojshme për të arritur objektivat e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit. Përpjekjet për të menaxhuar risqet fiskale në rritje, përfshirë PPP-të, gjithashtu duhet të forcohen si dhe cilësia e menaxhimit të investimeve publike duhet të forcohet”, tha Sun.

Ajo shtoi se; “Kemi ndjekur me shqetësim një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH-në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë. Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore përtatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat”, thekson Sun.

Sun deklaron se vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cënonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore.

“Gjithashtu, ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cënonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion. Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë (BSH) mbetet e përshtatshme. Vijimi i fleksibilitetit në kursin e këmbimit do të ndihmojë në amortizimin e goditjeve dhe në rivendosjen e bilancit të jashtëm. Sistemin bankar në përgjithësi pandemia e gjeti likuid dhe të kapitalizuar mirë. Por, forca e tij përballuese do të sprovohet dhe pikat e dobëta, përfshirë këtu edhe stoku akoma i lartë i kredive me probleme, do të duhet të monitorohen nga afër dhe të administrohen. Mbajtja e pandryshuar e rregullave të klasifikimit të kredive dhe provigjonimeve është e rëndësishme për vlerësimin sa më saktë të humbjeve të mundshme të bankave. Ne mbështesim ristrukturimin e matur të kredive aty ku është e nevojshme për ato sektorë dhe biznese që janë prekur nga goditjet. Dëshirojmë të falënderojmë palën shqiptare për diskutimet e hapura dhe të frytshme dhe i urojmë qeverisë dhe popullit shqiptar suksese në kapërcimin e këtyre goditjeve”,-u shpreh Sun./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
Aktualitet

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

2 Janar, 2026 1:54 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 janar 2026

2 Janar, 2026 8:57 am
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

1 Janar, 2026 11:00 pm
47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Bota

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

1 Janar, 2026 7:33 pm
Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Para
OBSH: Jemi shumë larg nga përfundimi i koronavirusit, arsyet

Koronavirusi, OBSH tjetër paralajmërim për qytetarët

E përplasi makina, humb jetën 67-vjeçarja

Aksident në Tiranë, makina përplas kalimtarin

Koronavirusi/ Uashingtoni mbështet mbylljen e bareve

Koronavirusi/ Uashingtoni mbështet mbylljen e bareve
















TE FUNDIT

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
2 Janar, 2026

Policia e Elbasanit ka njoftuar qytetarët që planifikojnë të lëvizin në drejtim të Korçës apo Qafë Thanës të tregohen shumë...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

Auto-Skicë
2 Janar, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë–Shkodër. Si pasojë e përplasjes së fortë mes...

Lexo më shumë

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

Auto-Skicë
2 Janar, 2026

Shkaku i zjarrit në tragjedinë e festës së Vitit të Ri në Crans-Montana të Zvicrës mbetet i papërcaktuar. Megjithatë, po...

Lexo më shumë

Horoskopi, 2 janar 2026

Horoskopi, 22 nëntor 2023
2 Janar, 2026

Dashi Lërini idetë tuaja të forta mënjanë sot dhe jini të hapur ndaj njerëzve përreth jush. Nëse kapeni shumë pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com