Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FMN: Kujdes me zgjedhjet e 2017, rrezikojnë buxhetin

2016/09/13 at 9:54 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FMN: Kujdes me zgjedhjet e 2017, rrezikojnë buxhetin

Fondi Monetar Ndërkombëtar ngre shqetë- simin se zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të dobësojnë vazhdimin e reformave të qeverisë dhe buxhetit.

Pas miratimit të marrëveshjes së tetë për lëvrimin e 35,9 milionë euro kredi, në raportin për ekonominë, FMN, edhe pse vlerëson reformën në energji dhe informalitetin, shfaq frikën se zgjedhjet mund të ndikojnë në disiplinën e këtyre reformave.

“Reforma e sektorit të energjisë elektrike dhe fushata kundër informalitetit, të dyja duken që po japin rezultate, por afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme në mes të vitit 2017 mund të dobësojë disiplinën e politikave”, thuhet në raportin e Fondit.

Shkak i shqetësimit të ngritur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar është mundësia e tensioneve politike që mund të lindin gjatë fushatës. Fondi vlerëson ecurinë e deritanishme të reformave dhe shprehet se zgjedhjet e ardhshme do të testojnë këmbënguljen e qeverisë për të mbrojtur reformat fiskale.

“Rreziqet për programin mbeten të larta. Autoritetet mbeten të vendosura për të përmbushur objektivat e programit. Megjithatë, me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme nga mesi i vitit 2017, tensionet politike mund të testojnë këmbënguljen e autoriteteve për reformat dhe angazhimin e tyre për konsolidimin fiskal. Mobilizimi i të ardhurave kërkon vullnet të qëndrueshëm politik dhe është e ndjeshme ndaj pengesave në kapacitetet administrative dhe teknike. Më në fund, pavarësisht nga përparimi mbresëlënës deri tani, reformat e sektorit të energjisë elektrike janë subjekt i zbatimit dhe për rreziqet që lidhen me motin dhe do të kërkojë angazhim të palëkundur politik edhe në periudhën afatmesme. Zbutja e rreziqeve ofron katalizatorin e reformave dhe perspektivën për anëtarësimin në BE”, thuhet në raport.

MARRËVESHJA

Në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm, qeveria përfundon marrëveshjen 3- vjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Qeveria nënshkroi më 28 shkurt 2014 marrëveshjen për 36 muaj me Fondin, çka do të lëvronte 330,9 milionë euro kredi.

Ende nuk dihet nëse qeveria pas muajit shkurt do të ripërtërijë marrëveshjen me fondin Monetar Ndërkombëtar. Në raport ndërkombëtarët, teksa paralajmërojnë përfundimin e programit në shkurt, thonë se thonë se ai siguron mbështetje për politikat e qeverisë në prag të zgjedhjeve. Megjithatë, bordi i fondit kërkon që prioritet të mbeten reforma fiskale dhe ulja e nivelit të kredive të këqija.

“Prioritetet kryesore mbeten politikat fiskale, reduktimi i kredive me probleme në sektorin bankar dhe zbatimi me shpejtësi i reformave strukturore. Këto reforma janë të rëndësishme për të përballuar më mirë rreziqet dhe për të rritur besimin për të arritur një rritje të fuqishme, të qëndrueshme e investimeve. Programi, i vendosur të përfundojë në shkurt 2017, siguron një mbështetje të rëndë- sishme për zbatimin e këtyre politikave në prag të zgjedhjeve në mes të vitit 2017”, thuhet në raport./Panorama

Etiketa: buxhetiFMNrrezikojnezgjedhjet e 2017

Ju sugjerojmë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Para
Aurela Gaçe ka një përgjigje ‘të hidhur’ për ‘vipsat’ që e urrejnë

Aurela Gaçe ka një përgjigje ‘të hidhur’ për ‘vipsat’ që e urrejnë

Rrahja e biznesmenit/ Flet për herë të parë investitori Fadi Mitri

Rrahja e biznesmenit/ Flet për herë të parë investitori Fadi Mitri

Drogë dhe grabitje me armë në Itali, shkatërrohet banda me 22 shqiptarë

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e drogës, arrestohen 19 persona

TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com