Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FMN kërkon transparencë për fondet e tërmetit dhe pandemisë

2021/12/07 at 10:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ahmetaj: Programi i PD falimenton në vitin e dytë të mandatit të parë

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë shqiptare “të zbatojë menjëherë” masa për transparencë dhe llogaridhënie për fondet e emergjencave të tërmetit dhe pandemisë. Ekonomia pritet të pengohet nga “faktori demografik”.


Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi të martën qeverisë shqiptare të ndërmarrë “menjëherë” masa për të krijuar sistem transparence dhe llogaridhënie për fondet e stërmëdha që po shpenzohen për dy krizat që goditën vendin gjatë viteve të fundit, tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës dhe pandemia e koronavirusit të ri.

Fondi e bëri kërkesën në deklaratën për shtyp të publikuar pas mbylljes së konsultimeve të rradhës për nenin 4 të marrëveshejs së anëtarësimit. Deklarata nuk bën të ditur se cilat janë masat që duhen ndërmarrë apo se për çfarë arsyeje del e nevojshme të ndërmerren masa të tilla.

Të dyja, fondet e rindërtimit dhe fondet për pandeminë, menaxhohen nga qeveria shqiptare përmes një skeme të veçantë nën përgjegjësinë e ministrit të rindërtimit dhe të pandemisë, Arben Ahmetaj.

Në deklaratë, fondi përsëriti kërkesën e mëparshme ndaj qeverisë që të rishikojë në kuadër të përdorimit efikas të fondeve, politikat e saj në fushën e investimeve publike, “përfshirë partneritetet publike- private”, kërkesë që e ka bërë rregullisht përgjatë viteve të fundit pa marrë ndonjë reflektim nga ana e qeverisë.

Fondi ishte gjithashtu kritik me pretendimet e qeverisë për menaxhimin e borxhit publik në terma afatmesëm, duke paralajmëruar se borxhi publik do të arrijë në 81% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit dhe se në vitin 2026, pra pesë vjet më vonë, do të vijojë të jetë në nivelin 74%.

Sipas fondit, Shqipëria ka nevojë të hyjë në një “plan të besueshëm” për konsolidim fiskal, pa shpjeguar se çfarë ka të pabesueshëm plani aktual i qeverisë. Sipas vlerësimeve të qeverisë, [link] borxhi publik këtë vit do të jetë 75% e PBB-së dhe jo 81 ndërsa në vitin 2024 do të bjerë në 72%. Diferenca është në rendin e qindramilionë eurove.

“Drejtorët nxitën autoritetet të zbatojnë menjëherë masa për transparencë dhe llogaridhënie për shpenzimet emergjente dhe fondet me subjekt rindërtimin me kontrolle të përshtatshme për menaxhimin financiar publik,” shkruhet në deklaratën e fondit.

“Shqipëria ka nevojë të ndërmarrë konsolidim fiskal të besueshëm në bazë të të ardhurave të fiksuara në një Strategji të shëndosë Afatmesme,” shkruhet më tej në deklaratë.

“Eficenca e ulët e shpenzimeve publike duhet të reduktohet dhe mbështetja fiskale duhet të shënjestrojë ato që janë më të nevojshme. Drejtorët theksuan më tej rëndësinë e fuqizimit të cilësisë dhe transparencës së shpenzimeve publike. Do të jetë me rëndësi kritike të trajtohen mangësitë në menaxhimin e investimeve publike, përfshirë partneritetet publike dhe private, dhe për të fuqizuar besueshmërinë e kuadrit buxhetor dhe fiskal,” shkruan më tej deklarata.

FMN parashikon që rritja ekonomike afatmesme e Shqipërisë do të jetë 3.4% në vit, një rënie e konsiderueshme kjo me periudhën para krizës, kur vlerësimi i potencialit të Shqipërisë ishte për rritje prej 4% në vit.

“Rritja afatmesme pritet të konvergjojë në potencialin e saj prej 3.4%, e mbajtur ulët nga faktorë demografikë negativë,” thuhet në deklaratë.

Popullsia e Shqipërisë është prej vitesh në pakësim dhe plakje, kryesisht si pasojë e emigrimit masiv të të rinjve që nuk shohin të ardhme me mirëqenie në vendin e vet./ Reporter.al

 

Etiketa: FMNFonde Termeti


Ju sugjerojmë

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?
Bota

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

13 Janar, 2026 9:02 am
Parashikimi i motit, 13 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 janar 2026

13 Janar, 2026 9:01 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Kryesore

Horoskopi,13 janar 2026

13 Janar, 2026 9:00 am
Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë
Aktualitet

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

13 Janar, 2026 8:58 am
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti
-U tha në Opinion

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti

12 Janar, 2026 10:52 pm
Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…
-U tha në Opinion

Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…

12 Janar, 2026 10:51 pm
SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?
Bota

SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?

12 Janar, 2026 10:36 pm
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran
Bota

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran

12 Janar, 2026 9:41 pm
Gjermani/Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paralizon hekurudhat
Bota

Gjermani/Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paralizon hekurudhat

12 Janar, 2026 9:21 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për rikthimin në detyrë të Veliajt

12 Janar, 2026 8:41 pm
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021

"Jeta në çift do shkëlqejë", horoskopi për sot, 8 Dhjetor

Vendi ynë nën dominimin e masave të ftohta polare, sa do shënojë termometri sot

Vendi ynë nën dominimin e masave të ftohta polare, sa do shënojë termometri sot

EMRI/ Shembet muri dhe e zë poshtë, ndërron jetë i moshuari në Delvinë

Gjendet i pajetë në një hotel në Kamëz shtetasi italian, detaje nga policia
















TE FUNDIT

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?
13 Janar, 2026

Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër Iranit, në një kohë kur po ndodh një shtypje...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 janar 2026

Parashikimi i motit, 13 janar 2026
13 Janar, 2026

Më 13 janar 2026, moti në vendin tonë pritet të mbetet kryesisht i qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare,...

Lexo më shumë

Horoskopi,13 janar 2026

Horoskopi, 27 korrik 2023
13 Janar, 2026

Dashi-Sot do të ndiheni të përhumbur dhe plotësisht pa dëshirën për t’u çuar nga shtrati. Kjo do të bëjë që...

Lexo më shumë

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë
13 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në nisjen e Samitit të Javës së Zhvillimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com