Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Llogara, fatmirësisht pa viktima.
Bëhet me dije se nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në vend.
Rreth orës 13:00, në sheshpushimin e parashutave, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin A. S, duke parkuar mjetin me indietro, ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në vend.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al