Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fluturimi Paris-Melburn. Kur aviatori i famshëm u detyrua të qëndrojë në Shqipëri

2022/07/27 at 4:15 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fluturimi Paris-Melburn. Kur aviatori i famshëm u detyrua të qëndrojë në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja 


Shtypi francez i kohës i ka kushtuar një vemendje të veçantë udhëtimit “Paris – Melburn” të aviatorit të famshëm Etienne Poulet, sidomos qëndrimit të tij të detyruar për disa ditë në Shqipëri, detajet e të cilit, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Poulet pret një kthjelltësi afër Vlorës

La Dépêche, e enjte, 23 tetor 1919, f.2

Romë, 22 tetor. — Messaggero mëson nga Vlora (Shqipëri) se aviatorit Poulet i është dashur të pezullojë udhëtimin për në Selanik, për shkak të gjendjes së atmosferës (motit të keq). Ulja u bë në aerodromin Taviaga, pranë Vlorës. Aviatori francez u prit nga oficerët e Forcave Ajrore Italiane.

 

Aviatori Poulet largohet nga Vlora

L’Éclair, e shtunë, 25 tetor 1919, f.2

 

Vlorë, 23 tetor. — Moti i keq e detyroi aviatorin Poulet të qëndronte në Shqipëri për më shumë se dyzet e tetë orë. Duke përfituar nga një qetësi, ai u largua nga zona e Vlorës ku kishte zbarkuar pasditen e sotme. Pasi fluturoi për 30 minuta mbi det për të fituar lartësi, u largua në drejtim të lindjes. Ai mendonte të zbarkonte në Selanik dhe të largohej menjëherë për në Kostandinopojë nëse rrethanat ishin të favorshme.

 Avioni i Poulet u raportua në fund të pasdites nga postat e Korçës.

 Poulet gjendet ende ne Shqipëri

L’Ouest-Éclair, e hënë, 27 tetor 1919, f.2

Paris, 26 tetor. — Benoist (Jean Benoist), mekaniku i aviatorit Poulet, i cili po tenton udhëtimin ajror (fluturimin) Paris-Melburn, telegrafon :

 Vlorë, 25 tetor. — Jemi ende të imobilizuar në Vlorë në kampin e aviacionit për arsye të një rrebeshi. Poulet dhe unë do të nisemi për në Selanik sapo të na lejojë moti. Në këtë vend malor dhe të egër, stuhitë që ndjekin njëra-tjetrën dhe mjegulla mbulojnë rajonin prej disa ditësh. Ujqërit vijnë deri në kampin e aviacionit.

 

Benoist

 

Fluturimi Francë – Australi

Dy konkurrentë në Shqipëri

L’Heure, e hënë, 3 nëntor 1919, f.4

Moti i keq vazhdon të rrënojë rajonin shqiptar. Dëbora e ditëve të fundit u pasua me reshje të rrëmbyeshme dhe stuhi të tmerrshme.

 Dy avionë Handley Page që po realizonin udhëtimin për në Indi dhe kishin zbarkuar këtu në datën 14, fjalë për fjalë u shkulën të enjten e kaluar nga stuhia dhe u shkatërruan plotësisht.

 Një tjetër pilot anglez i mbërritur më 19 tetor, domethënë dy ditë para francezit Etienne Poulet, është imobilizuar në Vlorë nga moti i keq.

Poulet jo vetëm që është i mërzitur nga ndalesa e detyrueshme që i kanë imponuar stuhitë, por është i tërbuar pas individëve që kanë ardhur për të grabitur një pjesë të bagazheve të tij, duke i vjedhur ndër të tjera aparatin fotografik të mekanikut Benoist. Që nga kjo aventurë, Poulet dhe Benoist flenë në hangarin mbi disa dërrasa që kreu i qendrës italiane pati dashamirësinë t’ua huazonte bashkatdhetarëve tanë.

 

***

Më 22, pasi moti u qëtësua për pak çaste, Poulet dha urdhër të nxirrte avionin e tij “La Mouche – Mizën”. Pasi fluturoi mbi terren për të fituar lartësi, avioni u nis në drejtim të lindjes, ndërsa bora filloi të binte në aeroport.

 Dy orë më vonë, Poulet zbarkoi sërish në tokë. “Kishim udhëtuar gati njëqind kilometra kur papritur ra një rrebesh bore teksa ishim në lartësinë 3400 metra (2400 m sipas shënimeve personale të aviatorit). Pas dhjetë minutash përpjekje, në pamundësi për të përparuar, vendosëm të ktheheshim. Është një fatkeqësi e vërtetë.”

 Avioni është në gjendje të përsosur, motorët të cilët do të duhet të fluturojnë ende për 200 orë janë të paprekur.

 Çdo mëngjes, Poulet është gati për të filluar fluturimin e tij.

 Gjithsesi, në kthjelltësinë e parë, avioni francez me dy motorë Caudron-Rhône nga njëra anë dhe anglezi Haviland nga ana tjetër do të fluturojnë së bashku drejt lindjes.

 Dy konkurrentët kanë ruajtur të gjithë besimin në suksesin e udhëtimit të tyre.

 Ditari i udhëtimit të Etienne Poulet

Le Matin, e premte, 12 dhjetor 1919, Ballinë

“21 tetor. — Brindizi – Vlorë. Nisja në orën 8. Kalim i mirë mbi Adriatik. Në Vlorë mjegulla është e dendur.

 22 tetor. — Bëjmë një provë që në orën e parë, por pasi për pak sa nuk jemi përplasur me një majë 2400 metra lartësi, kthehemi në Vlorë.

 Nga data 22 deri më 29 tetor. — Mot i tmerrshëm me stuhi, shi pa pushim.

 29 tetor. — Vlorë – Selanik. Moti duke qenë më i qetë në agim, vendosim të largohemi nga Vlora. Por nuk mbaron këtu. Shiu, bora, mjegulla na shoqërojnë në Shqipëri dhe Maqedoni. Përmes një vrime dallojmë Manastirin. Më në fund e shohim Selanikun pas tre orësh e gjysmë udhëtimi në 4800 metra në një temperaturë –10° C…”.

 



Ju sugjerojmë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
Bota

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

8 Shkurt, 2026 12:40 pm
Para
E përdori në misionin drejt Hënës, shitet 2.8 milion dollar xhaketa e Buzz Aldrin

E përdori në misionin drejt Hënës, shitet 2.8 milion dollar xhaketa e Buzz Aldrin

Gazpromi zvogëlon furnizimet, rritet çmimi i gazit

Gazpromi zvogëlon furnizimet, rritet çmimi i gazit

U shpall non grata nga Anglia/Berisha tregon çfarë shkruhej për familjen e tij

Meta në dosjen e ish-Sigurimit/Berisha:Akt i shëmtuar,Rama urdhëroi falsifikim të...
















TE FUNDIT

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
8 Shkurt, 2026

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të...

Lexo më shumë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
8 Shkurt, 2026

Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike...

Lexo më shumë

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Shkurt, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur Ukrainës dhe Rusisë një afat të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com