Numri i pacientëve me COVID-19 që kërkojnë trajtim spitalor sa vjen e shtohet. Për këtë arsye ministria e Shëndetësisë ka vendosur të hapë pavionin e tretë në Spitalin Covid 3.
Siç raporton ABC News, javën e ardhshme pritet të hapet edhe spitali COVID 4.
Edhe ky spital do të administrohet nga QSUT, ndërkohë që mësohet se ai do të ketë gjithsej 100 shtretër.
Spitali COVID 3 u hap në fillim të muajit Nëntor dhe kapacitetet e tij janë mbushur shpejtë ndërkohë që fluksi mbetet i lartë në spitalet COVID 1 dhe 2.
Aktualisht në spitale janë shtruar 443 pacientë të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 10 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Një ditë më parë, u identifikuan me koronavirusi 737 raste të reja si ndërsa 13 persona humbën jetën. /Opinion.al