Aktualitet

Fluksi i lartë në ngjitje të Tomorrit, policia apel drejtuesve të mjeteve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 22/08/21 |
Opi Nion

Policia Rrugore e Beratit njofton për një fluks të lartë të automjeteve që lëvizin për pelegrinazh në Malin e Tomorrit dhe u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Përmes një njoftimi, u kërkohet drejtuesve të mjeteve , të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

“Policia Rrugore e Beratit nisur nga fakti se në aksin rrugor në drejtim të Malit të Tomorit vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.  Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që kanë parkuar mjetet pranë Teqes, të afrohen pranë mjeteve të tyre pasi ka fluks të madh të automjeteve dhe parkimet fillestare do ndryshojnë për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve që janë në ngjitje.

Gjithashtu drejtuesit e mjeteve të cilët parkojnë mjetin dhe largohen të vendosin numrin e tyre të celularit në xhamin e mjetit në mënyrë që të telefonohen kur duhet të lëvizin mjetet”, thuhet në njoftimin e policisë që kujton se

Qytetarët mund të të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë./Opinion.al

 

 

 

Pas