Fundjava ka sjellë rritjen e fluksit të udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
Qytetarë të shumtë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë zgjedhur Maqedoninë e Veriut për të udhëtuar gjatë kësaj fundjave.
Pritjet e automjeteve sipas informacioneve shkojnë deri në 40 minuta, ndërkaq mësohet se aktualisht po punohet me tre sportele.
Orët e pikut mbeten paraditja dhe mbrëmja, ku qytetarët kthehen përsëri në vendet e tyre.