Emigrantët shqiptarë të kthyer në atdhe për të Festuar Pashkët tashmë po kthehen në Greqi, vendin ku jetojnë edhe punojnë.
Në pikën kufitare Kakavijë ka pasur një fluks të shtuar të lëvizjeve në dalje. Sakaq lëvizja ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur vonesa apo radhë në të dy anët e kufirit.
Gjithashtu edhe në Pikën Kufitare Kapshticë ka pasur një fluks të lartë të lëvizjeve. Pala shqiptare ka punuar me sportele maksimale duke bërë të mundur që lëvizja të jetë pa vonesa.
Sa i takon hyrjeve në Shqipëri vihet re një numër më i ulët në krahasim me daljet.