Aktualitet

Fluks aplikimesh për panelet diellore për familjet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:06 - 04/11/22 |
Opi Nion

Mbi 600 familjare kanë aplikuar për të përfituar nga plani i Ministrisë së Energjisë për instalimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit, një proces që do të kryhet nga disa kompani.

“7 subjekte fituese pas një procesi kualifikimi i cili zgjati për rreth një muaj. Interesimi është goxha i madh, qoftë nga telefonatat që kemi marrë nga numri i vendosur jeshil, qoftë nga email që na kanë ardhur”.

Vlera varion nga 112 mijë lekë deri në 139 mijë lekë. Por nga kjo shumë qytetarët do të paguajnë vetëm 30 %. E thënë ndryshe, një familje do të paguajë 34 deri në 42 mijë lekë.

Me këtë ritëm aplikimesh, ato pritet të mbyllen brenda dy javësh.

Të gjithë aplikuesit që konfirmohen fitues në bazë të dokumentacionet të dorëzuar kanë afat 7 ditë të bëjnë pagesën.

“Ne synojmë që 2 mijë njësitë e parë t’i ezaurojmë brenda vitit 2022. Konsumatorët që janë aprovuar nga eficenca kanë 7ditë kohë që të përzgjedhin subjekte tregtuese dhe të bëjnë parapagimin e faturës dhe subjektet kanë15 ditë kohë që të instalojë panelin diellor”.

Në rast se subjekti tregtues shkel afatin prej 15 ditë të vendosjes së panelit diellor, ndaj tij merren masa administrative. Po ashtu subjekti tregtues duhet të kthejë 70% të shumës së paguar nga agjencia. Në këtë rast për qytetarin nuk ka asnjë penalizim.

“Barrën do e mbajë subjekti tregtues në bazë të një kontrate që ne kemi nënshkruar me ta. Masat administrative nëse subjekti nuk arrin cilësinë, nuk merr përsipër të instalojë, apo nuk e vendos brenda afateve”.

Nëse do të ketë numër të lartë aplikimesh, thirrja pritet të hapet sërish në Janar./Tv Klan

Pas