Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Floriri, metali i parë që u përdor nga njeriu

2025/03/02 at 11:15 AM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Floriri, metali i parë që u përdor nga njeriu

Kur mendojmë për metale të çmuara dhe të rralla, i pari që vjen në mendje është floriri. Shkëlqimi dhe vlera e kanë bërë ndër shekuj për njerëzimin simbol të pasurisë, pushtetit e prestigjit. Është përdorur nga njerëzimi që në kohën prehistorike, madje sipas gjurmëve të gjetura është metali i parë i përdorur nga njeriu për zbukurime, bizhuteri dhe objekte për rituale të lashta.


Sipas një studimi mbi prejardhjen e arit, në revistën shkencore Nature, është publikuar edhe një punë kërkimore, bashkëpunim i disa universiteteve britanike e gjermane.

Sipas studimit, ari e platini besohet se kanë rënë nga qielli 4 miliardë vite më parë në planetin tonë, falë një bombardimi meteorësh që kanë goditur Tokën e që ka zgjatur 200 milionë vite. Sipas autorëve të studimit, nëse do të ishim në gjendje të gërmojmë tokën në 3000 km thellësi, e të arrijmë deri në qendër të saj, sasia e floririt dhe platinit të depozituar mund të mjaftonte të mbulonte sipërfaqen e të gjithë botës me një shtresë të paktën 4 metra të lartë.

Në vit nxirren rreth 3 mijë ton flori në nivel global, dhe kërkesat për të vijon të jetë e madhe pasi më zhvillimin e teknologjisë, edhe gama e përdorimit të tij ka pësuar rritje të madhe.

Që në kohët antike, vlera e tij cilësohej e paçmueshme dhe në të gjitha shoqëritë ka qenë një element mjaft i rëndësishëm. Së fundmi, pas shumë vitesh gërmimesh arkeologjike është zbuluar një qytet antik minerar i floririt mbi 3 mijë vjeçar në Egjipt. Ky zbulim hedh dritë mbi teknikat e nxjerrjes së arit në një epokë të largët, por edhe mbi jetesën e përditshme në një qytet industrial në mes të shkretëtirës. Deri tani ka dalë në pah një zonë minerare e mirë strukturuar, me një sistem kompleks të përpunimit të tij, me zona të specializuara për të marrë ekstraktin e metalit nga venat e quarzit.

Provat e gjetura tregojnë për një proces të ndërlikuar dhe të hollësishëm, që përfshinte thyrjen dhe copëtimin e quarzit, bluarjen e tij, filtrimin dhe më pas vendosjen në vaska të mëdha të posaçme, e në fund shkrirjen në furra argjile për të përfituar kështu ar të pastër. Pranë këtij siti arkeologjik, janë gjetur edhe banesa, zona të përpunimit të mineraleve, tempuj dedikuar kulteve religjioze, zyra administrative dhe terma, me elemente arkitektonike që tregojnë edhe shtrirjen në kohë, që nga epoka e lashtë, më pas ajo romake e islame.

Për të matur pastërtinë e arit, natyrisht përdoret karati, ku ai 24 karat është më i pastri, e zakonisht të tilla janë lingotat. Pak më pak i pastër është ai 22 karat, i përdorur kryesisht në prodhimin e monedhave, ku 91.7% është flori. Ndërsa 18 karat, përdoret kryesisht në industrinë e stolive, ku është 75% i pastër, dhe përmban edhe metale të tjera si argjend, bakër dhe ndonjeherë edhe zink, apo nikel. Ky i fundit, përdorimi i të cilit është i rregulluar me ligj pasi krijon alergji në shëndet, zakonisht përdoret edhe për të prodhuar të ashtuquajturin flori i bardhë.

Aktualisht vendi me rezervën më të madhe të arit në botë është SHBA, me 8 133 ton, ç’ka e bën të ketë më shumë se Italia e Gjermania së bashku, që gjenden në vend të dytë dhe të tretë, me respektivisht 3 362 ton dhe Banka e Italisë 2452 ton.

Deri në vitin 1931 disa vende në botë kishin në fuqi sisitemin e floririt, që ishte përcaktues i rendit ekonomik të bazuar mbi konvertimin në çdo moment të kartmonedhave në ar sipas një raporti të këmbimit të vendosur e të pandryshueshëm.

Sot industria e floririt sipas shumë zërave, nuk është aspak e mirë-rregulluar me ligj, dhe përbëhet nga një sërë kompanish tregtare nëpër botë e disa të tjera që shërbejnë për rafinimin që nuk kontrollojnë origjinën e metalit të ndritshëm që blejnë, pak a shumë si industria e diamanteve.

Sot 49% e floririt të nxjerrë nga minierat përdoret në fushën argjendarisë e bizhuterisë. Ndërsa rreth 20% e arit botëror gjendet si dekorues tek veshjet femërore tradicionale indiane, të quajtura Sari.

Një tjetër veti e arit është mjekësore, ku për rreth 70 vjet trajtimi standard për sëmundjen e artritit reumatizmal konsistonte në injeksione me shiringa të arit të lëngshëm, që vepronte si anti inflamator.

Miniera më e madhe në Tokë e nxjerrjes së arit ndodhet në Guinenë e re, që ndodhet në një lartësi prej 4000 m e ku punojnë rreth 20 mijë persona.

Floriri i pastër shkrihet në 1063 gradë Celcius, dhe zien në 2800 gradë Celcius, është shumë i përpunueshëm.

Klan News



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Die Transvaler (1985) / “Flluska, Rakia dhe Vodka, emrat e qenve të familjes mbretërore shqiptare në Afrikë të Jugut…”- Mbreti Leka I mendon se një ditë do të kthehen në Shqipëri

Die Transvaler (1985) / “Flluska, Rakia dhe Vodka, emrat e qenve të familjes mbretërore shqiptare në Afrikë të Jugut...”- Mbreti Leka I mendon se një ditë do të kthehen në Shqipëri

“Bashkimi bën fuqinë”/ Besëlidhja e Lezhës, presidenti Begaj përkujton ngjarjen historike të 2 marsit 1444

“Bashkimi bën fuqinë”/ Besëlidhja e Lezhës, presidenti Begaj përkujton ngjarjen historike të 2 marsit 1444

SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë

Shefat e policisë mbulonin kultivimin e kanabisit, SPAK: Më pas droga trafikohej në Greqi
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com