Ndërsa përgatitet dhe stërvitet për ndeshjen e 25 gushtit në stadiumin “Air Albania”, Florian Marku ka ndarë në rrjetet sociale edhe detaje nga ndeshja e madhe. Sikurse ka njoftuar disa orë më parë, hapja do të bëhet bashkë me mikun e tij, reperin Noizy, i cili i ka dedikuar edhe një këngë.
“Me Noizyn kam për të bërë hyrjen madheshtore ne daten 25 Gusht ne Stadium me kengen qe me ka dedikuar. Krejt vendi, Marku, Marku, Marku. Ju presim të gjithëve atje”, shkruan boksieri.
Në fakt kjo është hera e parë që në stadiumin “Air Albania” do të mbahet një ndeshje boksi, ndërkohë që kampioni shqiptar do të ndeshet me meksikanin Miguel Parra Ramirez, për titullin WBC Silver.
Marku u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që do të jenë të stadium të sjellin edhe flamurin shqiptar./Opinion.al