Florian Binaj është një prej aktorëve më të njohur të Portokallisë, i cili ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar me rolet e ndryshme në spektakël, ku është futur nën maskën e personazheve të ndryshëm.
Jo rrallëherë e kemi parë Florianin të vërë paruke në rolet e tij, mirëpo askujt nuk ja merrte mendja se në botë do të ishte një njeri identik me aktorin kur vë paruke.
Vetë Floriani ka publikuar në profilin e tij në instagram foton e të huajit që po pushon në Dhërmi, në përshkrimin e të cilës shkruan:
“Të gjithë menduat se jam une para shume vitesh por jo…sapo ma dërguan nga Dhërmiu si foto dhe është një turist i huaj.
Ky është ai rasti kur natyra(ose Zoti) përton të bëjë diçka të re por përdor të njejtin kallup në vënde të ndryshme.
Për momentin mos e shqetësoni turistin se po puthet me të dashurën.”