Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flori Mumajesi dhe “La la land”

2017/01/31 at 12:12 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flori Mumajesi dhe “La la land”

Shënim për atë se si si melodia e “Me fjalë të vogla” e gjeti rrugën deri të filmi i jashtëzakonshëm “La la land”.


Nga Albatros Rexhaj-

Hiti i madh “La la land” nuk është veç film, është ndjesi e pastër, një përrallë moderne e rrëfyer me plot shpirt, me gjuhën e vjetër të artit, pa efekte dhe pa sforcime,. Fundi i filmit, që është pjesa më e dashur për mua – kur heroi, në piano, interpreton gjithë dashurinë e tij – më tingëllonte e njohur: ishte melodia nga kënga “Me fjalë të vogla”. Nuk e kam menduar më thellë këtë punë (pasi që kjo melodi tingëllon si pjesë e pandashme e shpirtit të këtij filmi) derisa nuk kam lexuar për statusin e Flori Mumajesit, ku ai pohon se melodia, në këtë pjesë të filmit, janë tingujt e tij.

Duke mos i ditur të gjitha faktet, nuk dua të gaboj duke dhënë vlerësim kush është vërtet autor i kësaj muzike. Ajo që di sigurt është se melodinë “La la land epilogue” Justin Hurwitz e ka prezantuar si të veten, ndërkaq kënga e Florit është prezantuar shumë më herët, me 2015. Po ashtu, e di sigurt, përtej çdo dyshimi, se baza muzikore e melodisë “La la land epilogue” është identike me muzikën e Florit nga kënga “Me fjalë të vogla”. Nuk duhet të kesh ndonjë vesh të shquar për muzikë për ta bërë krahasimin.

Nuk jam duke thënë se James Hurwitz ka marrë melodinë e Florit! Si artist, e di shumë mirë se janë gjithsejtë shtatë nota muzikore, ashtu siç janë edhe një numër i vogël i fjalëve që realisht i përdorim në jetë, pavarësisht se në çfarë gjuhe flasim. Thënë këtë nuk është aspak e çuditshme që dy artistë të ndryshëm, që mund të jenë në anë të ndryshme të globit apo edhe në periudha të ndryshme kohore, të vijnë në të njëjtat gjetje artistike, në të njëjtat forma fjalësh, në të njëjtat nota muzikore. Kjo gjë nuk përbën një paradoks, por nënkupton një fakt të patjetërsueshëm të natyrës: ashtu siç numrat janë gjuha universale e universit ashtu edhe emocioni, ndjenja e pastër, është baza e gjuhës universale të njerëzimit.

Sido që të jetë, edhe nëse James Hurwitz, krejt rastësisht, duke ndjekur rrjedhën e emocionit të vet krijues, ka ardhur te notat e njëjta si Flori; apo Flori e ka shitur muzikën e vet; apo Hurwitz, muzikën e Florit, e ka dëgjuar diku në ndonjë klub shqiptarësh në Amerikë dhe më pas është frymëzuar, pak ka rëndësi. Ajo që është e rëndësishme është se Flori Mumajesit duhet t’i njihet autorësia burimore për këtë melodi, ndërkaq ne, së paku artistët shqiptarë, duhet t’i shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për faktin që nga shpirti i tij krijues kanë dal tinguj kaq të ndjerë.

Nuk pres gjë nga shteti shqiptar që do të angazhohet (në fund të fundit institucionet përkatëse që merren me të drejta të autorit funksionojnë veç në letër), por jam i zhgënjyer me mungesën e solidaritetit nga artistët e tjerë, por edhe nga media jonë që mezi nuk pret të merret me budallallëqe të gjithfarë llojit, ndërkaq tani, pos një raportimi minor, hesht. Edhe në një situatë të tillë, që do të duhej të ishte çast krenarie për të gjithë ne, artistë e gazetarë, fshihemi pas maskave tona të shpifura të xhelozisë dhe smirës.
Flori e meriton që t’i njihet brumi, por edhe gjenialiteti i tij krijues që është shpërfaqur me këtë krijim. Për veten time, që sot, me potencialin tim të vogël që kam, do t’i shkruaj produksionit filmik “Summit Entertainment”, por edhe kujtdo që mundem tjetër. Pak ka rëndësi, nëse dikush vërtet merret me atë që kam për të thënë. Heshtja, thjesht është e pandershme.

(Ky reflektim është krejtësisht personal)



Ju sugjerojmë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

2 Korrik, 2026 8:41 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
Bota

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh

2 Korrik, 2026 5:15 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me Bashkimin Evropian

2 Korrik, 2026 5:11 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Para
Rrëfehet shoku i ngushtë i Kikës së Big Brother: “Gruan e dërgonte çdo ditë në Prishtinë për ta shitur”

Rrëfehet shoku i ngushtë i Kikës së Big Brother: "Gruan e dërgonte çdo ditë në Prishtinë për ta shitur”

Njihuni me njeriun më të fuqishëm në “Shtëpinë e Bardhë”, dorën e djathtë të Trump

Njihuni me njeriun më të fuqishëm në “Shtëpinë e Bardhë”, dorën e djathtë të Trump

Intervista/ Meta: Koalicion me PS? Kemi sfida të tjera që s’na lejojnë…

Meta flet për herë të parë për një koalicion PD-PS: Mund të dal në opozitë më 19 Qershor
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sa i përket protestave përpara Kuvendit. Me anë të një postimi në “X”,...

Lexo më shumë

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
2 Korrik, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
2 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të prerë Teheranit pas përfundimit të bisedimeve teknike dyditore në Doha, Katar,...

Lexo më shumë

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
2 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}