Nëse flasim për ndarjet e showbizz-it padyshim që një nga ato më të bujshmet është edhe ajo mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit. Pavarësisht se tashmë është e njohur nga të gjithë, kjo ndarje vazhdon akoma të shkaktojë zhurmë dhe të shumtë janë fansat që kapen pas detajeve. Elvana ka postuar një foto artistike së fundmi në Instagram, ndërsa si përshkrim bën pyetjen: “Ku vajti dashuria?”, sipas Intv.al. Kaq ka mjaftuar dhe fansat me atë ndjesinë skeptike i janë futur hetimeve. Të shumtë kanë qenë ata që i shkruajnë duke dyshuar se kjo është një përgjigje e Elvanës për një cover, që ka realizuar së fundmi Flori Mumajesi. Ai e kapostuar në Instagram me statusin: “Të dua Cover. Pa shumë zë, por me shumë shpirt”. Fansat i kanë komentuar këto statuset si kode dashurie që dy artistët shkëmbejnë me njëri-tjetrin virtualisht.