Vera e këtij viti parashikohet të jetë erotike, me flirte dhe dashuri për shenjat e zodiakut. Sipas parashikimit javor nga Krisanthi Kallojeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan takimet e planetëve do t’i japin zjarr ndjenjave por edhe shpenzimeve. Është një periudhë që do t’iu japë shenjave mundësinë të krijojnë dhe të dashurojnë, të argëtohen dhe të gjejnë kontakte që do iu shërbejnë.
Krisanthi Kallojeri: Kemi javë dhe në përgjithësi, një periudhë shumë të bukur. Klima është shumë erotike, me hënën e plotë në shenjën e Shigjetarit, por sot kalon Venusi në Luan dhe do flirtojë me Marsin që do ta bëjë këtë periudhë shumë erotike. Afërdita do të qëndrojë në shenjën e Luanit deri më 9 Tetor, do kalojë në prapavijë në datën 23 Korrik por deri më 10 Korrik do ta gjëmojë këmbë pas këmbe Marsin dhe do ta bëjë klimën shumë erotike, flirt, peripeci, dashuri por edhe pretendime për të fituar.
Kam përshtypjen se më shumë do të shpenzojmë se sa do të fitojmë. Sot duhet të jemi të kujdesshëm në lëvizjet tona financiare dhe marrëdhënie sepse do të kemi tendencë për zili, xhelozi, posesivitet. Jini të kujdesshëm në datat 10 dhe 13. Data 10 është një ditë e bukur, me pak më shumë hiperbolizëm, do duam të shpenzojmë, të ndihemi mirë, të ekzagjerojmë. Kujdes me këtë, me pijen sepse takohet Afërdita me Jupiterin, hëna dhe Neptuni do të jenë në shenjën e Peshqve dhe do pimë më shumë se sa duhet ndaj kujdes me veprimet e zmadhuara.
Kujdes me financat dhe veprimet që mund të na kushtojnë dhe udhëheqin në gabime. Në datën 11 kalon Mërkuri në shenjën e Binjakëve ku komunikimi gjen formën e duhur, shkathtësinë, shpejtësinë dhe interes më të madh në jetën tonë të përditshme. Klima është e mirë, mjaft që të dimë ta kanalizojmë energjinë tonë në mënyrë më efektive dhe që të na ndihmojë.
Dashi – Nën ndikimin e hënës së polotë te Shigjetari dhe kalimin e Afërditës në Luan ku do të qëndrojë për një kohë të gjatë, keni mundësi të realizoni shumë nga ato që dëshironi. Tani me lethësi mund të krijoni e realizoni një flirt, një dashuri, një hobi duke filluar që nga kjo javë e përgjatë periudhës në vijim. Gjithsesi, edhe sikur asjggë mos të bëhet do kaloni dhe do ndiheni mirë. Do të udhëtoni dhe me kalimin e Mërkurit në Binjak në datën 11 deri më 27 Qershor, do jeni akoma të aktivizuar në jetën e përditshme me takime, biseda, udhëtime që do të funksionojnë në favorin tuaj. Në fundjavë do të kaloni shumë bukur me të dashurit tuaj, ndërkohë që duhet të jeni të kujdesshëm me lëvizjet financiare, sidomos nëse kanë të bëjnë me investime të mëdha. Mirë është t’i lini këto gjëra për pas të mërkurës. Nëse do merrni propozime të tilla, vendosni pas kësaj dite.
Demi – Java ndoshta filloi me lajme ose takime të papritura, nerva, diskutime me tone më të larta se zakonisht për ju por periudha ju fton të përqendroheni në investime financiare dhe me kalimin e Venusit tek Luani mund të merreni me një çështje lidhur me pronën e shtëpinë. Do të ndiheni bukur me familjen tuaj gjatë gjithë periudhës që vijon, mund të merreni me zbukurimin dhe arredimin e shtëpisë, të krijoni folenë tuaj,të ftoni miq dhe të hani rreth një tryeze duke kaluar momente të këndshme. Nga data 11-27 Qershor vëmendja juaj duhet të jetë te financat sepse do keni përfitime e shpenzime. Pas datës 11 do keni lajme të mira nga puna, nga njerëz me potencë që mund të kenë të bëjnë edhe me një rritje rroge. Nga data 11-13 kaloni bukur me të dashurit tuaj, por mos merni vendime ekonomike që kanë të bëjnë me investime, shitblerje ose shtëpinë sepse mund të pendoheni.
Binjakët – Hëna e plotë përballë jush fokuson vëmendfjen te marrëdhëniet dhe bashkëpunimet ku do keni mundësi e shanse unike, por edhe probleme ndaj jini të vemendshëm në këtë aspekt të jetës tuaj. Periudha është erotike, mund të krijoni një lidhje afektive, por të jeni të ndërgjegjshëm për veprimet që do të bëni. Në të njëjtën kohë, jini të fokusuar në punë, të disiplinuar dhe korrektë në atë sferë. Kalimi i Venusit në Luan dhe Mërkurit në shenjën tuaj në datën 11, jeta juaj e përditshme do të bëhet më e bukur dhe do të gjeni gjallërinë, shkathtësinë duke e bërë më të këndshme dhe rezultatet do jenë më efektive për ju. Në fundjavë mund të realizoni një udhëtim ose një bisedë shumë serioze dhe frytdhënëse për të ardhmen dhe planet tuaja. Nga data 11-13 gjeni kohën të relaksoheni, qetësoheni, por çdo premtim rreth atyre ditëve do e kuptoni që nuk mund të realizohet.
Gaforrja – Gjatë kësaj jave ritmet e jetës së punës apo të përditshme mund të jenë më të larta ose ngarkesa e punës mund të jetë më e madhe. Që sot e për një periudhë të gjatë do të keni mundësinë të fokusoheni në sferën financiare ku do të keni përfitime, por do të shpenzoni dhe do ia kalojnë përfitimeve. Në datën 11 mund të keni një bisedë intime lidhur me planet ose erotike. Një person afër jush mund t’ju besojë sekretet e veta. Nga data 11-27 Qershor mos u implikoni në prapaskena, thashetheme dhe më vonë mund të merrni vesh të dhëna që nuk ishit të informuar. Në fundjavë do dilni me miq dhe do shpenzoni më tepër se sa duhet. Ata që janë të interesuar mund të njohin një njeri me të cilin të krijojnë një lidhje afektive. Të dashurin tuaj mund ta gjeni përmes rrjetit shoqëror. Dilni e mos u mbyllni brenda sepse keni një tendencë të mbylleni në shtëpi, sidomos meshkujt.
Luani – Jeni në formë të shkëlqyer. Kjo javë, pas hënës së plotë që u bë dje në shenjën miqësore për ju të Shigjetarit, jeni në një formë të shkëlqyer dhe shumë erotikë. Sot kalon Venusi në shenjën tuaj. Do flirtojë me Marsin tek ju kështu që erotizmi juaj do arrijë në kulm gjatë kësaj periudhe dhe sidomos në datën 10 Korrik. Sot jini më të kujdesshëm në marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja, të trajtoni me takt tendencat e të tjerëve për t’iu kontrolluar, për t’iu imponuar mendimet ose taktikat e tyre. Veproni e reagoni me takt, evitoni tendencat e xhelozisë dhe zilisë, më pas situata qetësohet. Është një periudhë shumë e mirë për ju, mund të realizoni shumë gjëra në fushën profesionale dhe jetën personale sepse jeni solarë nga natyra, do të joshni, do të dukeni e ndiheni të bukur dhe ato që deri tani kishit një vështirësi për t’i realizuar, tani të tjerët do ju simpatizojnë më shumë dhe do i arrini me lehtësi. Për ju femrat që doni të bëni ndryshime estetike, bëjini përpara se Venusi të kalojë në prapavijë sepse në të kundërt nuk do të shkojnë si duhet. Në fund të javës, në datën 11 mund të keni një bsiedë lidhur me një bashkëpunim që do të ketë interes financiar e ekonomik. Nëse ka të bëjë me një investim, lëreni pas datës 13. Nga data 11-13, pavarësisht lodhjes mos i bëni bisht punës veç për të kaluar bukur. Nga data 11-27 jini sa më komunikues në rrjetin social sepse do të përfitoni.
Virgjëresha – Të preokupuar në çështje lidhur me shtëpinë, me familjen, por edhe marrëdhëniet tuaja ju gjeti fillimi i javës nën ndikimin e hënës së plotë që u zhvillua në Shigjetar. Disa nga ju kishit probleme të vogla që do të kalojnë dhe nuk është nevoja të merrni vendime përfundimtare. Gjithsesi, fillimi i javës ju gjeti me lajme pozitive për të ardhmen e planet tuaja dhe për disa, një çështje financiare, ligjore, që ka të bëjë me të ardhmen ose jashtë shtetit, sot nuk do të marrë zhvillimet pozitive që prisni. Nga data 11-27 Qershor, fokusohuni tek sfera profesionale, nxirrni talentin tuaj sepse jeni shumë punëtorë dhe të jeni të bindur se do të shpërbleheni. Periudha në vijim krijon kushte për të bërë një njohje, lidhje afektive që për një periudhë do ta mbani të fshehtë nga të tjerët.
Peshorja – Është një periudhë pozitive për ju, plot kontakte, lëvizje, njohje, do të keni ndihmë ë mbështetje. Sot kontrolloni reagimin tuaj, nervozizmin që mund të ndieni si pasojë e një pasigurie dhe mos tejkaloni kufijtë nëse jeni në një lidhje. Mos lejoni që pasioni juaj të kalojë në xhelozi dhe as të tjerët t’ju imponohen. Venusi, përfaqësuesja juaj kalon sot te Luani dhe gjatë gjithë verës do të ndiheni të bukur, do të jeni bujarë, shumë të komunikueshëm, solarë, do të zgjeroni rrjetin tuaj social dhe do të keni përfitime dhe ndoshta, ata që janë të interesuar, njeriun tuaj të zemrës. Vera ju premton dashuri dhe peripeci, mjaft të dilni e të pranoni ftesat që ju bëjnë të njohurit apo miqtë tuaj, nga data 10-13, mund të kaloni bukur, të keni një dhuratë apo mbështetje, por nëse dikush ju premton diçka të madhe, do ta kuptoni vetë që nuk mund të realizohet.
Akrepi – Sot do të keni zhvillime në lidhje me marrëdhëniet, bashkëpunimet, një çështje që ka të bëjë me punën e familjen. Preken akset kryesore të jetës tuaj dhe të gjitha këto në lidhje edhe me çështjet financiare që ndoshta është një nga temat kryesore të periudhës. Tregohuni më elastikë në marrëdhëniet tuaja, nuk është nevoja t’iu imponoheni të tjerëve dhe ndani dëshirat nga ato që vërtet janë të realizueshme. Në fund të javës, sidomos nga 11-13 entuziazmi dhe dëshira për të arritur maksimumin e rezultateve në punë dhe jetën personale do t’iu udhëheqë në ekzagjerime, premtime ose situata që mund të hasni pengesa më vonë. Nga data 11-27 Qershor fokusohuni në sferën financiare, detyrimet ndaj të tjerëve por njëkohësisht do të keni të ardhura dhe mbështetje nga bashkëpunëtorët apo partneri.
Shigjetari – Hëna e plotë në shenjën tuaj ju dha mundësinë të përqendroheni te vetja. Jeni nga natyra erotikë dhe njerëz të peripecisë. Kalimi i Venusit në Luan ku do të gjejë atje edhe Marsin dhe do të flirtojë thuajse deri më 10 Korrik krijon kushte për një periudhë shumë të zjarrtë, plot peripeci që do të jetë e prerë dhe e qepur në përmasat tuaja. Do keni mundësi të hapni horizontet, të krijoni, të udhëtoni, të dashuroni, por të jeni të ndërgjegjshëm për veprimet që do të bëni, ngrini barrën e përgjegjësisëë dhe vlerësoni drejt situatat ata që janë lindur në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Në fund të javës, nga data 11-13 evitoni gabimet si pasojë e entuziazmit ose dëshirë spëer të kaluar bukur sepse mund t’iu kushtojë në vijim për gabimet që kanë të bëjnë me punën tuaj. Jeni njerëz me fat dhe dini t’i tejkaloni pasojat e gabimet që mund të bëni. Nga data 11-27 Qershor, krijohen shanse unike për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja,por duhet të jeni të kujdesshëm në trajtimin e tyre.
Bricjapi – Sot kujdes në lëvizjet financiare apo investimet që doni të realizoni. Rishikoni edhe njëherë planet tuaja nga nesër ose pasnesër. Këshilla vlen edhe për periudhën 10-13 Qershor sepse nëse po planifikoni një investim, do të dilni jashtë planifikimit për arsye se çmimet nuk do të jenë të kombinuara me vlerën reale të objektit që doni të merrni ose nisni. Duhet të dini vërtet të ndani ku mund të arrini, çfarë jeni të gatshëm të realizoni nga dëshirat tuaja të thella dhe nga nevoja që do të keni. Në përgjithësi, periudha është shumë favorizuese për ju, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e parë që do të kenë zhvillime shumë të mira në jetën personale dhe profesionale. Periudha është e ngarkuar në jetën e përditshme, prandaj nëse do të ndieni nevojën të çlodheni këtë javë, mund ta bëni sepse javën tjetër do jeni më të ngarkuar por do keni edhe rezultate më të mira e efektive.
Ujori – Jeni në një periudhë ku ju preokupojnë shumë gjëra, puna, karriera, familja, por dhe çështje që kanë të bëjnë me shtëpinë, pronën dhe do vazhdoni të jeni të fokusuar atje. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja kanë filluar të kenë një interes të veçantë dhe që sot do kenë edhe më shumë, do të keni shanse unike por edhe probleme që tani e gjatë gjithë vetës. Mos iu impononi të tjerëve mënyrën tuaj të jetesës, mendimet, planet tuaja, dëgjoni të tjerët dhe tregohuni më elastikë. Juve nuk ju intereson shumë, jeni njerëz që i kaloni taktikat tuaja tek të tjerët. Jeni në një periudhë shumë erotike, krijuese, me realizime që i përgjigjet ambicieve tuaja. Në fund të javës do të kaloni bukur. Do të keni një ekzagjerim dhe evitoni investimet nga data 10-13.
Peshqit – Kjo javë dhe periudha në përgjithësi ju fton të jeni të fokusuar në punë, në karrierën tuaj por edhe në veprimtarinë e përditshme. Më erotikët dhe romantikët e zodiakut do të gjeni mënyrën si të kombinoni flirtin, dashurinë, argëtimin, bashkë me punën dhe jetën e përditshme. Mos u implikoni në diçka të fshehtë ose të ndaluar sepse do të dalë në pah. Periudha favorizon udhëtimet, takimet e bukura dhe do vazhdoni t’i keni. Ata që kanë një biznes, preokupohuni me zgjerimin e klientelës dhe në fundjavë evitoni gabimet si pasojë e pakujdesisë ose dëshirës për të kaluar bukur dhe mos lini pas dore punën sepse do e gjeni përpara. Nga data 11-27 Qershor prekoupohuni më tepër me familjen, të dashurin, shtëpinë dhe ndoshta nga ana psikologjike, do ju preokupojë periudha me ulje-ngritje ku do të gjeni hapat tuaja./tvklan.al