Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet De Biazi: Nuk largohem nga Shqipëria. Ju tregoj pse ikën Xhaka e Abrashi

2017/03/25 at 3:29 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ndeshja Itali-Shqipëri/ De Biasi: Kemi nevojë për një mrekulli

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ka konfirmuar në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Durrës se ai nuk po mendonte të largohej nga Kombëtarja shqiptare por kishte mbetur i zhgënjyer nga sjellja e tifozëve.


Ndërkaq, duke folur për çështjen Xhaka, trajneri bëri të ditur se nuk kishte asnjë përplasje me të apo ultimatum për mospraninë në Kombëtare por saktësoi që Xhaka duhej të tregonte në fushë se meritonte të luante. “Mund të bëjmë edhe pa të”, tha ai

Për ndeshjen e djeshme

“Mendoj se kemi bërë një ndeshje taktikisht shumë të mirë, skuadra u paraqit mirë, surprizoi kundërshtarët në fillim, Mungonte finalizimi në momentet e rëndësishme se kur arrin para portës duhet të gjuash për të shënuar. Në fazën mbrojtëse me tre lojtarë është interpretuar mirë, ndonëse kishim  2 nga 3 lojtarët që nuk luajnë rregullisht në Serinë A në Itali. Ishte ndeshje  me ndonjë vështirësi në fillim, me luhatje, por mendoj se në 90 minuta ishin prova të mira ato të Veselit dhe Ajetit, dy lojtarë te të cilët kam besim të madh se janë shumë të rinj dhe që kanë mundësi të rriten më shumë.

Jam shumë i kënaqur me mbrojtësin tjetër të “shpikur”, Kukelin, një lojtar që bëri një ndeshje me shumë cilësi, me inteligjencë të jashtëzakonshme. Mirë ishin si Basha ashtu edhe Memushaj, edhe krahët, nga një krah Agolli dhe tjetri Hysaj. Bënë një ndeshje të mirë. Mendojs e në kompleksitet bëmë një ndeshje të mirë. Mirë edhe Roshi, Cikalleshi, apo edhe sakrifica e Lilës.

Por nuk kishim përballë lojtarë mediokër, por njerëz që bënin një mirë në kampionat të shkëlqyer në Itali, si Beloti, Imobile apo Insinje. Ky i fundit ishte protagonist në Champions, a ju kujtohet goli në Madrid? Ata patën shumë vështirësi, derisa gjeten golin në një skemë që e kishim përmendur 150 herë në stërvitje dhe e dinim që do të ishte pasim për Belotin. Bëmë një gabim individual dhe sipas meje gjyqtari me shumë bujari i dha penallti dhe nga aty ndryshoi ndeshja.

Dua të them se regjistroi 15 faulle Shqipëria, 14 Italia, 5 kartonë për ne, 0 për Italinë, Ishte karton i lehtë ndaj ndesh për gjyqtarin slloven. Kur kaluam në disavantazh, pastaj ndryshuam sistemin, pa bërë ndryshime. Në fund kaluam në 4-2-3-1 për të shfrytëzuar karakteristikat e individëve. E vetmja gjë është që pësuam këtë gol të dytë në një mënyrë të lehtë që nuk më pëlqen dhe që i jep një vlerë tjetër humbjes në një ndeshje ku djemtë duhej të meritonin më shumë. Finalja e ndeshjes ishte në rritje, i krijuam disa probleme Italisë. Ishte pozitive që debutuan dy djem që janë padyshim dy djem për të ardhmen.

Për të mbyllur analizën me shifra, kishim 11 gjuajtje në portën e tyre, por përqindje të ulët saktësie në kuadrat. Ata bënë 16 gjuajtje dhe mendoj se si numra nuk ishim keq. Ishte 54-46% mbajtja e topit për ta, por është logjike. Në pikëpamjen teknike dhe taktike ishte paraqitje pozitive, ajo që mungon është rezultati. Por ka rëndësi që luajtëm ndaj një skuadre që ka më shumë cilësi taktike e teknike pa zhgënjyer përballë tyre”.

Për refuzimin e Xhakës dhe Abrashit

“Stop, asnjë refuzim. Xhaka iku se ka disa probleme. Abrashi iku se ka probleme fizike dhe kthehet në klub dhe ka problem me gjurin të djathtë që nuk e lejon të aktivizohet. Ndaj edhe mbrëmë qëndroi në pankinë me shokët”.

A ka ndonjë lloj kërcënimi nga Xhaka se do të refuzojë kombëtaren për sa kohë që drejton De Biazi?

“Nuk ka asnjë lloj kërcënimi për të refuzuar ftesat. Ky është një probleme që do ta trajtojmë në atë moment, sot nuk ekziston asnjë gjë e tillë”.

Arsyeja e largimit të Xhakës, ai ishte disiplinore?

“Ishte diçka krejtësisht tjetër”.

Për dëmtimin e Abrashit

“Ai erdhi i dëmtuar se ishte dëmtuar nga ndeshja e mëparshme. Hyri në të 37-ën për të zëvendësuar një shok skuadre. Gjatë ndeshjes mori një goditje. U munduam ta rikuperonim me makineri, apo fashime, etj. E kursyem në stërvitje në ditët e para, u munduam ta shihnim më pas. Por në stërvitjen e fundit në Palermo, më ka thënë ‘nuk ia dal dot’. Nuk do të ishte titullar, këtë e dija, edhe pse nuk po luan shumë. Zgjodha lojtarët që po luajnë më shumë dhe që kanë cilësitë që i nevojiten skuadrës tonë”.

Për praninë në të ardhme të Xhakës

“Që në konferencën e parë për shtyp kam thënë që dyert e kombëtares janë të hapur për të gjithë… ata që duan të bëhen pjese. Ai është një nga lojtarët që thërras vazhdimisht. Por nuk ka aureole shenjtërie mbi kokë. Nëse do të bëhet pjesë e kombëtares, ta tregojë, përndryshe mund të bëjmë edhe pa të. Kemi nevojë për njerëz të cilët nëse luajnë apo jo, japin maksimumin. Fatmirësisht, apo fatkeqësisht, nuk kemi yje rroku, kemi djem të mirë të cilët kur janë të përulur e shtyjnë, arrijmë të bëjmë gjëra si ato të kaluarat. Por nëse mendojmë se jemi të mirë, dhe duhet të luajmë gjithmonë, ky është mendimi i gabuar”.

Për deklaratën rreth dorëheqjes në mediat e huaja

“Në konferencë po flisnim për incidentet, për fishekzjarrët dhe për çfarë arsye po bëhej, nëse kishte kontestim dhe kundër kujt ishte. Gazetari më pyeti a po mendoja dorëheqjen. Fatmirësisht kam një moshë të caktuar dhe më kujtohet gjithçka me detaje, edhe ku ishte i ulur kur më bëri pyetjen. Atij i thashë se jam pak në moshë dhe nuk marr kurrë vendime të nxituara. Reflektoj dhe mendoj. Meqë nuk ka arsye, nuk shoh pse.

Mua do të më pëlqente të kuptoja atë se pse pas asaj gjëje të bukur që bëmë të gjithë bashkë, lojtarë, tifozë, në Europian, në të gjithë rrugën, nuk e di pse mbrëmë ndodhi kjo. Sidomos kur unë një ditë më parë thashë se tifozët tanë janë speciale, do i këndojnë dy himnet. U ndjeva shumë keq, mbrëmë përveç rezultatit pata si ndjesi të keqe edhe këtë që nuk e prisja, ishte një plagë e thellë, se e di që shpirti i tifozëve, sidomos atyre kuqezi, është të jenë gjithmonë me skuadrën dhe jo të bëjnë atë gjë. Tani duhet që  çdokush të mbajë përgjegjësitë e tij për fajet”.

Për skandalin e videos në grumbullimin e Kombëtares

“Nuk është se kontrolloj nga vrima e çelësit së çfarë ndodh, tani janë me skedë është e pamundur. Unë di që shumë djem luten, ndonjëherë vjen ky hoxhë që falet me te, nuk ka rëndësi si quhet, nuk ka nevojë t’i bëjmë reklamë. Për ne nuk ka probleme, feja është diçka, puna është një tjetër. Unë jam për lirinë e besimit fetar. Nuk kam asnjë problem, më intereson që lojtarët në fushë të jenë seriozë. Pastaj në jetë mund të tallesh e të thuash gjithçka, por nuk shoh asnjë problem në këtë pikëpamje”.

Pse ka kontroll ndaj gazetarëve por lejohet thuajse kushdo tjetër në hotel te Kombëtarja

“Hoxha nuk bën gazetarin si profesion, më duket se jo. Në të gjitha vendet në botë ka orare kur gazetarët hyjnë, bëjnë pamjet e stërvitjes, konferencat e shtyp dhe kaq. Të gjithë ishin mësuar të vinin këtu e të rrinin të ushqeheshin me lojtarët, por nuk është kështu. Po mundohemi të bëjmë gjëra profesionale, jemi të gjithë të gatshëm të komunikojmë, nuk ka censure. Mbyllemi vetëm kur mundohemi të bëjmë ndonjë gjë të veçantë edhe pse spiunoni nga ura. Mund t’i afroheni formacionit por nuk e kuptoni që nuk është formacioni që shkon në fushë por lojtarët. Shpesh keni shumë mendime të çuditshme, por futbolli është organizim dhe punë”.

Për objektivin e vendit të tretë

“Kundër Spanjës e patë ndeshjen, forcën e kundërshtarit. Nëse nuk bënim gabime mudn të ruanim rezultatin dhe të mos pësonim gol. Ndaj Izraelit pas pak minutash ishim 0-1 dhe me nëj lojtar ëm pak, pastaj edhe një lojtar i dytë që u largua. Ajo ishte ndeshje e nisur me yjet kundër. Ndaj Italisë kemi bërë një ndeshje të mirë. Nga pikëpamja taktike luajtëm mirë, krijuam vështirësi në portën e kundërshtarit. Nuk shënuam, por krijuam raste. Duhet të punojmë në këtë aspekt, duhet të mundohemi të gjejmë më shumë besim, më qetësi në zonë për ta çuar topin në portë. Pas një minute dje mund të ishim në avantazh apo edhe pak më vonë. Objektivi ynë është të mbyllim sa më mirë këtë kualifikuese. Kemi përpara dy skuadra përbindësh si Spanja dhe Italia që kanë treguar në fushë se janë më të aftë se ne. Ne duhet të mundohemi të luajmë 5 ndeshjet e fundit ashtu siç dimë”.

Nëse miqësorja do të shërbejë për të konsoliduar formacionin apo për të provuar të rinj

“Të shohim, të bëjmë një herë kontrollin e lojtarëve, si janë, si rikuperojnë pas ndeshjes. Pastaj do të hedhim në fushë skuadrën më të mirë për të bërë rezultat. Pastaj të shohim nëse gjate ndeshjes mund të hedhim në fushë ndonjë djalosh për ta provuar e testuar. Për të kuptuar programet e të ardhmes të kombëtares”.

Për zëvendësuesit e Xhakës dhe Abrashit

“Po, është Taku i Tiranës dhe Bare që luan sot dhe shpresojmë të mos dëmtohet. E ardhmja po afron”. /panorama sport



Ju sugjerojmë

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
Aktualitet

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

12 Gusht, 2025 11:09 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Aktualitet

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

12 Gusht, 2025 10:48 pm
NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
Life Style

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

12 Gusht, 2025 10:28 pm
Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
Aktualitet

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

12 Gusht, 2025 10:11 pm
Rusia publikon përmbledhjen e bisedave të zhvilluara mes Putin dhe Trump
Bota

Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?

12 Gusht, 2025 10:01 pm
Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin
Sport

Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin

12 Gusht, 2025 9:31 pm
Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?
Bota

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

12 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 Gusht, 2025 8:28 pm
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

12 Gusht, 2025 8:10 pm
Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?
Life Style

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

12 Gusht, 2025 7:57 pm
Para
Prekëse/ Nëna humb betejën me kancerin, lind binjakët e më pas ndërron jetë

Prekëse/ Nëna humb betejën me kancerin, lind binjakët e më pas ndërron jetë

Kamioni me drogë në Qafë-Thanë, nën hetim disa biznesmenë shqiptarë

Kamioni me drogë në Qafë-Thanë, nën hetim disa biznesmenë shqiptarë

Pesë foto ‘shpërthyese’ të Morena Tarakut

Pesë foto 'shpërthyese' të Morena Tarakut
















TE FUNDIT

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
12 Gusht, 2025

Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit...

Lexo më shumë

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
12 Gusht, 2025

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen...

Lexo më shumë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
12 Gusht, 2025

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori...

Lexo më shumë

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
12 Gusht, 2025

Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com