Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet zjarrfikësi “hero” që shpëtoi pasurinë e shqiptarëve: Si luftova me flakët dhe ç’ ndjeva në fund

2017/03/16 at 4:56 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet zjarrfikësi “hero” që shpëtoi pasurinë e shqiptarëve: Si luftova me flakët dhe ç’ ndjeva në fund

Shqipëria është plot me heronj te tille, por ata nuk ulërasin medieve sepse janë të zëne duke kryer detyrën në rrugë kundër krimit, spitale kundër sëmundjeve, shkolla kundër injorancës.

Zjarrfikësi që mori pjesë në fikjen e zjarrit në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare pushtoi rrjetet sociale duke u cilësuar si heroi i ditës.

Heroi i heshtur quhet Lorenc Hatia është 44 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe prej 19 vitesh është pjesë e forcave zjarrfikëse, si komandant i tyre, ka rrëfyer për “Newsbomb” për momentin kur mori vesh se Biblioteka Kombëtare ishte përfshirë nga zjarri, dhe për momente të tjera nga profesioni i zjarrfikësit.

INTERVISTA E PLOTË:

Lorenc, ju jeni heroi i të gjithëve ne dhe duam t’ju falënderojmë edhe në emër të stafit të neësbomb.al për gjithfarë bëtë… Çfarë ndodhi dje?

Unë isha në shtëpi me gruan dhe dy fëmijët e mi. Më njoftuan që kishte rënë zjarr në Bibliotekën Kombëtare. Nuk isha në shërbim por nuk mund të rrija në shtëpi. Bëhej fjalë për Bibliotekën Kombëtare. Duhej të shpëtonim atë pasuri të gjithë bashkë ndaj shkova dhe iu bashkova kolegëve. Brenda shtatë minutave u gjenda aty, me urgjencë hyra nga shkallët e ndërtesës dhe bëra thjesht detyrën.

Çfarë patë kur u gjendët brenda katit të nëndheshëm?

Zjarri kishte rënë në katin -2 dhe dy katet e poshtme ishin mbushur me tym, terreni ishte tejet i vështirë. Ju e keni parasysh si janë raftet dhe çdo lëvizje duhet menduar me kujdes pasi në vend që të ndihmosh, shkatërron gjithçka.
Nuk mund t’i lëvizja librat ndaj bashkë me kolegët, u orientuam në grup për mos krijuar kaos dhe gjëja e parë që bëmë, ishte që lokalizuam flakët. Vepruam mbi vatrën e zjarrit dhe vumë gjithçka nën kontroll.

Kjo është pjesë e hetimit por nisur nga përvoja juaj dhe nga ndonjë informacion paraprak që mund të keni, çfarë e shkaktoi zjarrin?

Nuk mund ta them këtë. Shkaqet janë ende duke u hetuar nga grupi hetimor. U takon atyre ta thonë…

A ishte ky momenti më i vështirë gjatë gjithë karrierës suaj?

Ndoshta jo më i vështiri por padyshim më i rëndësishmi.

Dua të ndalem te kjo foto gjatë punës tuaj që tashmë po bën jehonë në rrjetet sociale. Pasi ka mbaruar gjithçka, ju i rraskapitur, i mbuluar nga hiri, uleni në një cep bashkë me bombolën tuaj të oksigjenit… Çfarë po përjetonit atë çast?

Ndonëse isha i lodhur dhe fotoja e tregon qartë, ajo që po ndjeja realisht ishte krenari. Isha krenar për Forcat Zjarrfikëse të Shqipërisë. Ia kishim dalë…

U kujdes ndokush nga autoritetet t’ua thoshte këtë?

Po, po. Na falënderuan të gjithë drejtuesit për punën.

Puna juaj është ndër më pak të paguarat në Shqipëri dhe ndoshta ky është momenti për të ndërgjegjësuar autoritetet por edhe njerëzit e thjeshtë për rrezikshmërinë e punës suaj dhe vështirësitë që hasni shpesh. Keni një mesazh për këtë?

Po dua të jap një mesazh. Respektojmë doktorin se na shpëton jetën, po zjarrfikësi që shpëton edhe jetën edhe pronën sa duhet respektuar?!

Anta Muçaku për newsbomb

Ju sugjerojmë

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
Bota

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

20 Korrik, 2025 10:30 pm
Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
Bota

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

20 Korrik, 2025 10:03 pm
Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
Rajoni

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

20 Korrik, 2025 9:40 pm
“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
Rajoni

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

20 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

20 Korrik, 2025 8:50 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

20 Korrik, 2025 8:29 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari
Aktualitet

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari

20 Korrik, 2025 7:18 pm
Para
Video/ Si u grabitën 2 milionë euro të BKT në rrugën e Rinasit

Grabitja në rrugën e Rinasit, zbardhen rolet e të arrestuarve

Video ekskluzive/ Si ka ndryshuar stili i Armina Mevlanit: “Nëse do isha ndryshe, do më dukej e mërzitshme…”

Video ekskluzive/ Si ka ndryshuar stili i Armina Mevlanit: “Nëse do isha ndryshe, do më dukej e mërzitshme...”

“Mirëmëngjes k**va”/ Bleona Qereti-Rozana Radit: Më duhet urgjent!

TE FUNDIT

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
20 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori...

Lexo më shumë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
20 Korrik, 2025

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së...

Lexo më shumë

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
20 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Lexo më shumë

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
20 Korrik, 2025

“Arti më i fuqishëm është ai që të bën ta pyesësh veten: çfarë do të bëja unë në vendin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com