Në fshatin Balldren të Lezhës u ekzekutua sot me armë zjarri shtetasi 42 vjeçar, Nikolin Marku (Lekstakaj).
Pas ngjarjes vëllai i tij viktimës, Bledar Markut është shprehur se ai sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka.
Ai shprehur se pak minuta më vonë ka dëgjuar krisma, por nuk ka menduar se mund të ishte vrarë vëllai i tij dhe më vonë pasi është vonuar është njoftuar për ngjarjen.
42-vjeçari ka qenë duke dalë nga marketi në momentin që është qëlluar me breshëri nga një automjet në lëvizje.Në automjet dyshohet se ka qenë shoferi dhe personi që ka qëlluar Nikolinin.
Pista e vetme e dyshuar është ajo e hakmarrjes, pasi fisi Leskakaj dhe Nikulaj janë në hasmëri prej gati 3 dekadash. Vetëm 3 muaj më parë u vra në ambientet e biznesit të tij në Shëngjin, Ardian Nikulaj.