Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet vëllai i 26-vjeçares së përdhunuar: Autorët të marrin burgim të përjetshëm, në të kundërt do të merrem vetë!

2023/10/27 at 11:10 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Flet vëllai i 26-vjeçares së përdhunuar: Autorët të marrin burgim të përjetshëm, në të kundërt do të merrem vetë!

Vëllai i 26-vjeçares, e cila u përdhunua në grup nga i dashuri dhe shokët e tij në një hotel në Vlorë, ka kërkuar dënimin me burg të 4 autorëve të ngjarjes.

Ai ka rrëfyer se ndodhej jashtë vendit kur u njoftua nga mjekët e spitalit të Vlorës, për atë çfarë i kishte ndodhur motrës së tij dhe u kthyer në Shqipëri. I riu tregoi detaje nga biseda me 26-vjeçaren, e cila i ka rrëfyer se ç’ndodhi gjatë takimit me të dashurin e saj në lokalin në qytetin bregdetar, shkruan EuroNews.

“Motra më tha që kishte dalë më një djal për të pirë kafe. Pasi kishte shkuar në lokal, motra ka ikur në tualet dhe kur është rikthyer personi me të cilin ishte, i kishte dhënë të pinte një gotë. Më pas i ka thënë hajde ikim që këtej dhe më pas e ka dërguar në hotel në qendër të Vlorës. Motra s’ka qenë e vetëdijshme. Ajo është larguar me një person, personat e tjerë i ka lajmëruar ky në telefon, nuk e di”, tha ai.

Vëllai i 26-vjeçares tregoi se motrës së tij iu është bërë ekspertiza vetëm 5 ditë pas ngjarjes, duke hedhur dyshime mbi arsyet.

“Janë katër persona që kanë marrë pjesë në abuzimin e motrës sime, edhe nëse shteti ua fal, nuk ua fal unë. Nëse e bën shteti dhe gjykata, nuk ua fal unë”, u shpreh duke shtuar se dy të arratisurit nëse nuk kapen nga policia, do i gjejë ai vetë.

 “Dy personat e arratisur nëse nuk i ka shteti do i gjej vetë se ku janë, sepse e di mirë kush janë. I kam marrë vesh që të gjitha, ku rrinë dhe ku i kanë familjarët, vëllezër e motra”, shtoi i riu, i cili u shpreh se 26-vjeçarja është e tronditur dhe frikësuar nga ajo që i ka ndodhur.

“Më morën në telefon nga spitali i Vlorës dhe më treguan. Mjekët më thanë që është gjetur në ambientet e një hoteli të Vlorës. S’më dhanë shumë shpjegime. Unë shkova në spital dhe s’më dhanë asnjë informacion. Unë e kam marrë vesh ditën e shtunë në orën 14:00. Motra nuk mund të fliste, ishte në reaminacion. Ndërsa mjekët nuk dhanë shumë shpjegime.

Ngjarjen e mësova kur u përmend motra. Unë një ditë më parë e kam takuar se isha jashtë vendit, jetoj jashtë.

Sa ditë qëndroi në spital?

“Nga e premtja deri të hënën. Nuk iu është bërë ekspertiza mjekoligjore, tek spitali i Vlorës s’ka asgjë. Iu është bërë pas 5 ditësh, të mërkurën.

Duhet të ishte bërë brenda 72 orëve. Kam dyshime të tjera, se njerëzit paguajnë lekë, korruptojnë. Emra konkret nuk kanë. Janë katër persona që kanë marrë pjesë në abuzimin e motrës sime, edhe nëse shteti ua fal, nuk ua fal unë. Nëse e bën shteti dhe gjykata, nuk ua fal unë. Motra më tha që kishte dalë më një djalë për të pirë kafe.

Pasi kishte shkuar në lokal, motra ka ikur në tualet dhe kur është rikthyer personi me të cilin ishte, i kishte dhënë të pinte një gotë. Më pas i ka thënë hajde ikim që këtej dhe më pas e ka dërguar në hotel në qendër të Vlorës. Motra s’ka qenë e vetëdijshme. Ajo është larguar me një person, personat e tjerë i ka lajmëruar ky në telefon, nuk e di. S’kam pasur dijeni për lidhjen e motrës sime. Nuk e di që ai është i martuar. Të shikohet nga kamerat e spitali kush i ka bërë kërcënim motrës sime. Ajo më ka thënë që i ka shkuar një djalë dhe nëna e një prej personave.

Ajo i kishte bërë kërcënim që të tërhiqte denoncimin, motra i ka thënë “jo”. Gjithashtu edhe shoku i një prej këtyre e ka kërcënuar. Dy personat e arratisur nëse nuk i ka shteti do i gjej vetë se ku janë, sepse e di mirë kush janë. I kam marrë vesh që të gjitha, ku rrinë dhe ku i kanë familjarët, vëllezër e motra. Motra ime jetonte në Vlorë prej tre vitesh, ajo ishte në punë atje, punonte në rrobaqepësi. Më tregoi se ishte e lidhur pas ndodhi ngjarja, ajo nuk e ka ditur se ai ishte i martuar.

Ishte e frikësuar në spital pasi e kërcënonin. Kur e kanë dërguar në spital nuk ka pasur asnjë polic për ta ruajtur. Gjendja e motrës sime nuk është e mirë, është e tronditur dhe shumë e trembur. Personat që kanë abuzuar me motrën time të marrin burgim të përjetshëm, në të kundërt do të merrem vetë. Nëse shteti nuk merr masa, do të ketë pasoja. I di ligjet sepse kam bërë vetë burg. Përveç motrës, mua dhe nënës s’na kanë kërcënuar.”, tha vëllai i 26-vjeçares.

Ju sugjerojmë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Gjykatësi në New Hampshire pezullon urdhrin e Trump për shtetësinë përmes lindjes

10 Korrik, 2025 7:51 pm
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
Bota

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

10 Korrik, 2025 7:42 pm
U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër
InstaBIZ

U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër

10 Korrik, 2025 7:20 pm
Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
Kryesore

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

10 Korrik, 2025 6:59 pm
Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele
Aktualitet

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

10 Korrik, 2025 6:56 pm
Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 6:35 pm
Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
Aktualitet

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

10 Korrik, 2025 6:23 pm
Tarifat amerikane godasin fermerët e bardhë të Afrikës së Jugut
Bota

Tarifat amerikane godasin fermerët e bardhë të Afrikës së Jugut

10 Korrik, 2025 6:02 pm
Musiala pas dëmtimit të rëndë:Nuk fajësoj askënd, janë situata që ndodhin në futboll
Sport

Musiala pas dëmtimit të rëndë:Nuk fajësoj askënd, janë situata që ndodhin në futboll

10 Korrik, 2025 6:01 pm
Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë, zbulohet arsyeja

10 Korrik, 2025 5:47 pm
Para
Ish-minatorët protestojnë para Kryeministrisë: Duam takim me kryeministrin, ligji në fuqi s’i përgjigjet nevojave

Ish-minatorët protestojnë para Kryeministrisë: Duam takim me kryeministrin, ligji në fuqi s’i përgjigjet nevojave

Lufta Hamas-Izrael/ Papa Françesku takon familjarët e pengjeve izraelite në Romë

Lufta Hamas-Izrael/ Papa Françesku takon familjarët e pengjeve izraelite në Romë

Armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 45-vjeçari çek në Morinë

Armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 45-vjeçari çek në Morinë

TE FUNDIT

Gjykatësi në New Hampshire pezullon urdhrin e Trump për shtetësinë përmes lindjes

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
10 Korrik, 2025

Një gjyqtar federal në New Hampshire tha të enjten se do të certifikojë një padi kolektive që përfshin të gjithë...

Lexo më shumë

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka arritur të enjten marrëveshje me Izraelin për të rritur qasjen e Gazës në ndihma, çka nënkupton se...

Lexo më shumë

U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër

U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër
10 Korrik, 2025

Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas publikimit të lajmeve në mediat zviceriane se u arrestua në aeroportin e Zyrihut....

Lexo më shumë

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
10 Korrik, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com