Trajneri francez Didier Deschamps, ka folur pas humbjes me Portugalinë.
“Edhe pse se ishim të lodhur, ky nuk është justikim. Ne kishim shanse për të shënuar, sidomos ajo shtylla nga Gignac. Kishim raste ashtu si Portugalia, por fatkeqësisht ata e shfrytëzuan”, tha Dechamps.
“Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë zhgënjim. Natyrisht që jemi të dëshpëruar dhe do të duhet kohë për ta tejkaluar këtë. Fituam së bashku, vuajtëm së bashku dhe sot, fatkeqësisht, humbëm së bashku”, shtoi trajneri i Francës.