Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet pronari i mjaltit “Morava”: Më grabitën fabrikën e shtëpinë në pak sekonda, neutralizuan qentë dhe morën memorien e kamerave

2018/03/06 at 10:17 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Flet pronari i mjaltit “Morava”: Më grabitën fabrikën e shtëpinë në pak sekonda, neutralizuan qentë dhe morën memorien e kamerave

Tre biznenese u grabitën brenda një nate, duke u gdhirë e diela (4 Mars), mes tyre edhe “Morava”. Dyshohet se ka qenë i njëjti grup që ka vepruar me shpejtësi, duke arritur të marrë një shumë të konsiderueshme monetare. Autorët ende nuk janë zbuluar, ndërsa pronari i njërit prej bizneseve që ra pre e grabitjes, Gëzim Skerma ka rrëfyer ngjarjen për gazetën “Panorama”.

Ai tregon se autorët kanë hyrë fillimisht në banesën e tij dhe më pas kanë kaluar në ambientet e fabrikës së mjaltit. Pronari i kompanisë “Morava” thotë se, pasi ka ndjerë zhurma, ka marrë një armë gjahu që disponon me leje dhe është vënë në ndjekje të autorëve.

Si e zbuluat vjedhjen?

Ishte ora 02:30 e mëngjesit kur më zgjoi bashkëshortja ime. Kishte dëgjuar zhurmën e përplasjes së derës. Ne gjithmonë tregohemi të kujdesshëm dhe nuk lemë asgjë hapur edhe për shkak se kemi biznesin ngjitur me shtëpinë. Menjëherë u çova dhe mora çiften dhe shkuam te dhoma ngjitur për të parë se çfarë kishte ndodhur. Nisëm të kontrollonim të gjitha dhomat me radhë dhe nuk gjetëm asgjë.

Ju nuk konstatuat asgjë në banesë?

E pamë që dera ishte hapur nga dikush. Është e vetmja mënyrë nga mund të hyhet në banesën tonë, pasi të gjitha të tjerat janë me kangjella. Ne kemi edhe qen, por ata çuditërisht nuk lehën në asnjë moment.

Si vepruat më tej?

Kalova për të kontrolluar te fabrika. Edhe atje pashë që gjërat kishin lëvizur, dukej që kishte hyrë dikush te pjesa e zyrave, pasi ishin hapur të gjitha dyert. Vazhdova kontrollova dhe dola në oborr, por pashë që edhe dera e jashtme ishte hapur dhe kuptova që hajdutët ishin larguar.

Kur e lajmëruat Policinë për atë që kishte ndodhur?

Po telefonova dhe brenda pak minutash ata erdhën. Nisëm të kontrollonim të gjitha hapësirat dhe në një moment, te zyra kryesore pamë që gjithçka ishte përmbys dhe ishte marrë DVR. Mendoj se ka qenë grup i sofistikuar, pasi që të marrësh memorien e kamerave të sigurisë, do të thotë të zhdukësh të gjitha gjurmët.

Sa kamera sigurie kishit në biznesin tuaj?

Janë 36 kamera sigurie në total dhe ata përvetësuan të gjithë regjistrimin, madje mesa di unë, të njëjtën gjë kishin bërë edhe te biznesi tjetër në Zëmblak. Më çuditi edhe fakti që qentë nuk kishin lehur, por kur dola i pashë që ishin si të përgjumur, besoj u kishin hedhur diçka.

A ndiheni të frikësuar nga kjo ngjarje?

Jam i tmerruar. Pasi mësova që edhe kanë vjedhur dy biznese të tjera, ndihem vërtet i pasigurt.

Etiketa: biznesdeshmiGRABITJEkorcemoravaPRONARI

Ju sugjerojmë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje
Kronikë

Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje

14 Nëntor, 2025 3:38 pm
Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
Aktualitet

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

14 Nëntor, 2025 2:15 pm
SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
Aktualitet

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

14 Nëntor, 2025 2:13 pm
Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë
Kronikë

Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë

14 Nëntor, 2025 1:34 pm
Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan
Kronikë

Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan

14 Nëntor, 2025 12:57 pm
Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë
Aktualitet

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë

14 Nëntor, 2025 11:08 am
Para
Instagram do të sjellë një mënyrë të re për dërgimin e mesazheve

Së shpejti në Instagram mund të bëni edhe thirrje

“Deti”, Ministrja Xhaçka: Kapiten Meçollari nuk i dha bazën detare familjarëve të Berishës

“Deti”, Ministrja Xhaçka: Kapiten Meçollari nuk i dha bazën detare familjarëve të Berishës

Varfëria shkaku kryesor i grabitjeve, ja çfarë thonë qytetaret

Varfëria shkaku kryesor i grabitjeve, ja çfarë thonë qytetaret

TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com