Aktualitet

Flet për negociatat me grupin e Alibeaj, Berisha: Të gjithë mund të kandidojnë përveç…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 06/10/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për gazetarët, jashtë dyerve të Kuvendit, foli për negociatat brenda PD, pra me grupin e Alibeajt për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Po ashtu ai foli edhe për negociatat me aleatët, ndërsa theksoi se qëllimi i tyre është që opozita të paraqitet në këto zgjedhje më një kandidat të vetëm.

“Falenderoj të gjithë aletatë për qëllimet e tyre pozitive që opozita të paraqitet në këto zgjedhje me një kandidat të vetëm. Gjatë ditëve në vijim do takoj të gjitha forcat politike që kanë pasur aktivitet elekloral por nuk janë në parlament dhe të shkohet në këto zgjehdje me një friont të vërtetë”.

Pyetje: Do flisni edhe me deputetët e tjerë?

Berisha: Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë që të kandidojnë. Formalisht kryesia do ti shqyrtojë, por u garantoj se kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme nuk do të bëjë përzgjedhje eleminuese. Do të jenë primaret, ne kemi premtuar ndryshimin dhe do sjellim ndryshimin. Do jenë primaret që do përcaktojnë kandidatin. Cdo deputet që do të kandidojë është i ftuar të kandidojë.

Pyetje: Nuk do bëni asnjë përpjekje tjetër për të afruar Alibeajn?

Berisha: Janë bërë edhe takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Ftesa ime publike është rasti i fundit. Nëse duan përmes një marrëveshje, ne presim çdo sugjerim.

Pyetje: Jeni të vonuar?

Berisha: Ne duhet të shpejtojmë në garë. Nuk është garë që e drejton lidershipi i PD, është një garë që e përcaktojnë primaret. Partive aleate u kam kërkuar të bëjnë listat dhe të votojnë edhe ata në primare.

Pyetje: Po nëse nuk u bashkohen deputetët e Alibeajt?

Berisha: Gjersa gjithçka është e hapur nuk shoh arsye që të mos bashkohen në proces. Të gjithë mund të vijnë, përveç njërit. Ai është njëri, është i izoluar.

Pyetje: Basha vijon takimet nga veriu në jug…

Berisha: Se çfarë thotë Alibeaj është tjetër punë. Nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënës i tij (Bashës).

 

Pas