Shukri Xhelili ka folur për herë të parë pas video-skandalit seksual ku ai është përfshirë dhe sot është vënë nën hetim.
Kryebashkiaku i Peshkopisë, i shkarkuar sot, ka thënë se ndaj tij është duke u bërë një sulm politik me një skenar të pastër të tillë.
“Ky është një skenar politik. Nuk jam prononcuar ende pasi nuk kam prova. Familja ime është më e bashkuar se kurrë”, është shprehur Xhelili për News24.
Sipas tij, “miqtë dhe kolegët po më qëndrojnë pranë” ndërsa është shprehur se “nuk mirëpret ndonjë fjalë të mirë nga prefektja e Dibrës”.