Kronikë

Flet nëna e vajzës së abuzuar seksualisht nga 46 vjeçari: Të dënohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:44 - 13/09/20 |
Opi Nion

“Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familje”,-kështu është shprehur nëna e vajzës së abuzuar seksualisht nga 46-vjeçari në Vërdovë  të Pogradecit.

Ngjarja e rëndë u zbulua pak ditë më parë. Blerim Bizgjoni ka dhunuar dhe përdhunuar një 13 vjeçare të cilën e kishte marrë në shtëpi për t’u kujdesur, pasi ajo jetonte në kushte të vështira dhe ishte shoqja e vajzës së tij,

Ndërkohë, gruaja tregon marrëdhëniet e familjes së saj me Blerim Bizgjonin, si dhe momentin kur ai kishte shkuar në shtëpinë e saj për t’i siguruar se vajza e tyre do ishte mirë në shtëpinë e tij.

Nëna e vazjës shprehet se 46-vjeçari të dënihet, ndërsa bën apel për ndihmë.

“Ne e kishim të besuar,që po rrinte vajza me vajzën e tij,me të ëmën,me atë, ne e dinim familje të besuar. Vinte vajza ime,e mërzitur, çfarë ke bir i mamit? Nuk shpreheshe… Pastaj tha mami kështu kështu që në nëntor,kemi dy vjet që jemi të lidhur me atë. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara. Ai vinte këtu te ne, më tha mua ku e keni burrin,se do ta marr në punë, i thash e kam këtu. Erdhi u njohën, bënë muhabet, e pastaj na tha, vajza jote ka krahë te unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë. Vajza mbrëmë u tmerrua, më tha mami lojta nga mendë, i thashë cfarë ke me mami? Vajza shpreheshe, por mori policinë. U tha “jam shumë e shqetësuar ju lutem më ndihmoni”. Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjendje ta mbrojë. Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familje,ajo familje është shumë e shkatërruar,ju lutem shumë,nuk kam besim më, unë atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni. Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm te shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar, nuk shprehet kollaj vajza ime”, ka thënë nëna./ Opinion.al

Pas