Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet nëna e të zhdukurit në Sarandë: Makina ishte lënë në rrugë, brenda gjetëm…

2023/04/13 at 6:52 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet nëna e të zhdukurit në Sarandë: Makina ishte lënë në rrugë, brenda gjetëm…

Prej një jave Leonard Thodhori dhe shoku i tij Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi janë zhduku pa lënë gjurmë.


Për këtë ngjarje ka folur nëna e 46-vjeçarit Leonardi Thodhori. Për mediat ajo 76-vjeçarja Evanthia Thodhori apo Ballkua siç e njohin të gjithë ka treguar se kur e ka parë për herë të fundit djalin e saj.

Po ashtu, ajo rrëfen se automjetin që kishte marrë me qira djali i saj për përdorim e kishte në anë të rrugës të parkuar keq.

Në makinë janë gjetur sendet personale të tij si dhe disa ilaçe, që sipas nënës së 46-vjeçarit, ai nuk largohej asnjëherë pa marrë ilaçet.

Intervista e Evanthia Thodhori

Ballko, kur e ke parë për herë te fundit djalin tënd?

Për herë te fundit e kam takuar djalin të enjten e 6 prillit. Më çoi tek motra ime e më pas iku me një shok për të marr ushqim. Mesa mora vesh kishte shkuar tek një lokal rrugës për Ksamil dhe ishte kthyer. Këtë e mësova pasi pyeta kur nuk po e gjeja. Prej asaj nate nuk e kam parë më.

Si e konstatuat zhdukjen e djalit?

Të premten, në hyrje të Çukës kam vënë re makinën që përdorte djali të parkuar keq dhe çuditshëm buzë rrugës. Më bëri habi ai lloj parkimi. Kam pyetur dhe kam kërkuar për djalin por nuk e gjeta dhe askush nuk dinte gjë. Edhe banorë të fshatit më thanë që ishte e çuditshme si ishte lënë ashtu makina. Makina ishte e marrë me qira, nuk ishte e tij. Kur erdhi pronari i kompanisë për ta marrë, mezi u hap.

U gjet gjë në makinë?

Në makinë në pamje të jashtme nuk kishte gjë, ndërsa në kroskot më vonë u gjet patenta, karikuesi dhe ilaçet qe përdorte djali. Kjo më bën te dyshoj më shumë, sepse ai pa ilaçe nuk ikte kurrë.

Në të njëjtën ditë me djalin tuaj rezulton i zhdukur edhe Fatmir Sulovari, e njihni?

Po, është nga Fieri. Është shok me djalin. Ka pasur një lokal në Ksamil mesa di. Jam takuar me njerëzit e tij, më thanë që është zhdukur edhe ai.

Çfarë marrëdhënie kishte Leonardi me Fatmirin?

Shokë ishin. Vinte edhe tek shtëpia jonë ai. Ka sjellë edhe pantallona e bluzë që t’ia laja unë.

Keni kontaktuar me policinë dhe çfarë apeli keni?

Kam kontaktuar dhe më kanë thënë që përpjekjet tona janë të mëdha për të gjetur djalin. Unë kërkoj ndihmën e shtetit, të gjitha instancat të ngrihen në këmbë për Leonardin tim.

HETIMET

Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, janë dy personazhe të njohur për policinë në Sarandë. Ata rezultojnë të dy me precedentë të shumëfishtë penalë, të proceduar dhe dënuar disa herë për vepra te ndryshme penale. Policia ka fokusuar hetimet tek këqyrja e kamerave të sigurisë, tabulatet telefonike të dy të zhdukurve ndërkohë që dje janë marrë në pyetje edhe familjarë e shokë te dy 46-vjeçarëve. Burime konfidenciale bëjnë me dije se ka informacione në rrugë operative edhe për veprimtarinë e të zhdukurve, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia të ndodhemi edhe para një ngjarje të rëndë kriminale.



Ju sugjerojmë

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
Bota

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10 Shtator, 2025 10:52 pm
Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
-U tha në Opinion

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

10 Shtator, 2025 10:45 pm
Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
-U tha në Opinion

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

10 Shtator, 2025 10:31 pm
Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
Bota

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

10 Shtator, 2025 10:16 pm
“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër
Kronikë

“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër

10 Shtator, 2025 9:54 pm
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

10 Shtator, 2025 9:23 pm
Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç
Bota

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç

10 Shtator, 2025 9:00 pm
Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
Kronikë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

10 Shtator, 2025 8:17 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Politikë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Para
Kishte hapur tavanin e godinës dhe jetonte fshehtas tek komshiu, arrestohet 52-vjeçari

Kishte hapur tavanin e godinës dhe jetonte fshehtas tek komshiu, arrestohet 52-vjeçari

“Je këllirë, të kall datën”Me zërin duke u dridhur, flet 9-vjeçarja: Mësuesja më godiste

“Je këllirë, të kall datën"Me zërin duke u dridhur, flet 9-vjeçarja: Mësuesja më godiste

COVID-19, India rikthen maskat

COVID-19, India rikthen maskat
















TE FUNDIT

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
10 Shtator, 2025

Aktivisti konservator dhe themeluesi i Turning Point USA, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pas një atentati me...

Lexo më shumë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
10 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me sigurinë e prodhimeve shqiptare, pas bllokimit të një sasie prodhimesh shqiptare në...

Lexo më shumë

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
10 Shtator, 2025

“Sa të rrezikshme janë prodhimet shqiptare” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion”, pasi një sasi prodhimesh u ndaluan...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
10 Shtator, 2025

Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore "Turning Point USA", është qëlluar me armë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com