FIER- Nëna e 22 vjeçarit që vdiq në burg i sëmurë me kancer flet pas ngjarjes tragjike. “Djali vdiq me pranga në këmbë”, thotë ajo.
Artur Meço kishte 8 muaj që ishte diagnostikuar me kancer dhe mbahej në burg për armëmbajtje pa leje. Media kishte apeluar për lirimin e tij, por askush nuk mori parasysh këtë gjë. “Megjithëse mjekët kishin thënë fjalën e fundit, se sëmundja e tij nuk kishte kurim, ai nuk ishte lënë që ditët e fundit të jetës ti kalonte pranë të afërmve, por e dha frymën e fundit në spitalin e burgut në QSUT”, thotë e ëma, Mimoza.
“Spitali ia bëri shërbimet… Djali vdiq me pranga në këmbë…Jam e zhytur në borxhe, mblidhja kanace”,është shprehur mes dhimbjes së madhe e ëma.