Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet Muharrem Rama për përplasjen në Bashkinë e Dibrës: Jemi sulmuar nga PDIU, 4 të plagosur me shkopinj bejsbolli, dyer të thyera

2018/01/31 at 11:05 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet Muharrem Rama për përplasjen në Bashkinë e Dibrës: Jemi sulmuar nga PDIU, 4 të plagosur me shkopinj bejsbolli, dyer të thyera

Një ngjarje e paprecedent nga ndodhur sot në mëngjes në Bashkinë e Dibrës. Në fillim u raportua se gjatë ndërhyrjes së policisë është shoqëruar edhe kryebashkiaku Muharrem Rama, por në një prononcim për News 24 kryebashkiaku me profesion kirurg tha se nuk ndodhet në polici por në spital ku po u jep ndihmën e parë të plagosurve përpara zyrës së tij. Sipas kryetarit të bashkisë, gjithçka ka nisur pasi janë pushuar nga puna, të punësuarit nga PDIU-ja në Bashkinë e Dibrës.


Ngjarja sipas Muharrem Ramës:

“Ka qenë ora 09:00. Nuk kisha mbërritur në zyrë, por më lajmëruan se kanë ardhur disa ekspontente të PDIU dhe kërkojnë të takojnë kryetarin. Ishin një grup prej 30 vetësh, përfaqësues PDIU-së dhe disa të punësuar nga PDIU në Bashki.Ato kanë protestuar sepse ne kemi larguar nga puna disa përfaqësues të PDIU-së me performancë të ulët. Pikërisht ata kanë ardhur sot dhe kanë dhunuar zyrat e bashkisë. Kane thyer dyert. Nga përleshjet janë 4 të lënduar me mjete të forta. Unë jam tek spitali i Peshkopisë duke u dhënë ndihmë të dëmtuarve. Janë dëmtuar në kokë me shkopinj bejsbolli dhe tuba hekuri. Ne do ndjekim vetem anën ligjore po kryen veprime hetimore për këtë ngjarje. Disa prej tyre janë shoqëruar nga policia”.

Ngjarja sipas gazetarëve lokalë:

12 persona mes tyre policë të bashkisë janë shoqëruar në komisariat pas sherrit me sende të forta brenda zyrave të bashkisë. Sherri ka nisur, pasi disa punonjës të shkarkuar nga puna kanë rrahur drejtorin e Burimeve Njerëzore, Drini Mataj me arsyen se është sjellë nga qytet tjetër për të larguar punonjësit e emëruar nga PDIU.

Pas sherrit mes punonjësve dhe drejtorit të ri me shqelma, grushte dhe sende të forta ndërhyri policia, ndërsa drejtori Drini Mataj është dërguar për mjekim në spital, pasi ka disa plagë në kokë, por jashtë rrezikut për jetën.

Po kështu i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe shoferi i kryetarit të Bashkisë, Hektor Daci.
Autorët janë larguar nga bashkia pas sherrit, ndërsa të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë. Pranë tyre ndodhet edhe kryetari i bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama.

Historia, si u zgjodh Muharrem Rama dhe pse u thye me PDIU

Në shtator në 2016, Bashkia e Dibrës shkoi në zgjedhje pasi u shkarkua Shukri Xhelili i përfshirë në skandal seksual. Përballë kandidatit të PD, Sherefedin Shehu, ishte mjeku Muharrem Rama i koalicionit (asokohe) qeverisës PS-LSI-PDIU. Pra Muharrem Rama fitoi me votat e këtyre 3 partive, ku thuhet se PDIU u investua shumë në fushatë.

Sakaq, shumë emërime në bashki u bënë pikërisht nga PDIU. Por pas prishjes së koaliconit në qendër (futja në zgjedhje vetëm e PS, PDIU, LSI në qershor 2017) punët nuk shkuan mirë as në bashkinë e Dibrës.

Kështu në nëntor 2017, deputetja e re e PDIU-së për Dibrën, Reme Lala akuzoi ashpër Muharrem Ramën nga foltorja e Parlamentit. “Bashkia Diber eshte inekzistente, Dibra eshte e paralizuar. Nje ose dy dite ne jave shkon kryetari i bashkise ne bashki nga 20 minuta, dhe atehere pasi te kete pire nja 5 dopio raki. Dhe ato pak shkresa qe firmosen qe jane ne interesat e kryetarit e rrethit te ngushte shoqeror te tij, jane te njollosura me yndyre qoftesh dhe te lagura nga rakia, sepse firmosen neper qepabtore”, do të shprehet Lala në parlament.

Në përgjigje të saj, Muharrem Rama do të shprehej: “Po i përgjigjem shkurt zonjushës Lala, të bijës së Ymer Lalës për të gjithë ju që e njihni, jo duke e sulmuar me të vetmin argument “SHPIFJEN” ashtu si ajo keq e nisi fjalimin e saj të parë e as duke u “MBROJTUR” për çka llogari do ti jap vetëm bashkëqytetarve të mi dhe askujt tjetër, por duke e këshilluar publikisht, meqënëse gjykoj se si e re që është në politikë, ka nevojë shumë !
Përpara se të nxjerrësh në pah hallet e Dibranëve që nuk janë as më shumë dhe as më pak nga problemet e të gjithë qytetarve në shumicën e bashkive të vëndit tonë, dhe fort në emër të tyre t’flasësh eja në Dibër sidomos Peshkopi meqënëse aty more edhe shumicën votave të tua.

Të këshilloj mos të flasësh në emër të së ashtëquajturës Parti tënde por ti referohesh gjithmonë votave personale ashtu si edhe vetë i quajte. Dhe e di pse, sepse në Dibër as nuk ka elektorat Çam dhe aq më pak votues që të njohin kauzat e shenjta do t’thoja të kësaj partie.

Mjaft i është marrë vota Dibranit me mashtrime e gënjeshtra, intriga e presione, me buk e kërbaç, mos i ngatërro edhe më këtë pjesë se nuk e meritojnë kaq shumë t’jua fyesh Inteligjencën”.

/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

12 Korrik, 2025 6:44 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth
Aktualitet

“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth

12 Korrik, 2025 4:26 pm
Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..
Aktualitet

Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..

12 Korrik, 2025 4:06 pm
Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen
Kronikë

Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen

12 Korrik, 2025 3:51 pm
Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane
Aktualitet

Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane

12 Korrik, 2025 3:42 pm
(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë
Aktualitet

(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë

12 Korrik, 2025 3:00 pm
Para
I keni kaluar të 25-at? Ja çfarë trajtimesh duhet të bëni patjetër

I keni kaluar të 25-at? Ja çfarë trajtimesh duhet të bëni patjetër

Zbulohet posti i rëndësishëm që pretendon Majlinda Bregu

Zbulohet posti i rëndësishëm që pretendon Majlinda Bregu

Flet avokati i të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit: Viktima dhe i akuzuari ishin miq, Prokuroria nuk ka prova

Flet avokati i të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit: Viktima dhe i akuzuari ishin miq, Prokuroria nuk ka prova
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com