Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet mjeku-ligjor grek: Konstandina Anagnostit iu hoqën organet vitale pa profesionalizëm

2018/03/23 at 10:27 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Flet mjeku-ligjor grek: Konstandina Anagnostit iu hoqën organet vitale pa profesionalizëm

Mediat greke kanë rikthyer në vëmendje rastin e vdekjes së 16-vjeçares shqiptare Konstandina Anagnosti, e cila humbi jetën në taksi duke u udhëtuar nga Saranda në Janinë.


Gazeta greke “EspressoNews” ka publikuar sot detaje shokuese sa i përket autopsisë së adoleshentes. Mjeku-ligjor Theodoros Vougiouklakis ka dhënë shpjegime në Policinë e Janinës. Ai ka deklaruar para hetuesve se Konstandina Anagnostit i ishin hequr organet vitale në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore.

Sipas tij, nga trupi i 16-vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës (lloj anestezie).

Duke iu referuar burimeve të veta, “EspressoNews” shkruan se edhe vet mjeku-ligjor i Universitetit të Janinës ishte habitur nga metoda jo profesionale e ekspertizës mjeko-ligjore që i ishte bërë 16-vjeçares në Shqipëri. Ai madje ka kërkuar para hetuesve edhe bërjen e një testi gjenetik për t’u identifikuar organet që pala shqiptare dërgoi për analiza në Greqi.

Më 15 Nëntor të vitit 2014, Konstandina Anagnosti kishte shkuar tek dentisti në Sarandë me një taksist grek. Gjatë kthimit për në Janinë, ku banonte me të ëmën, 16-vjeçarja humbi ndjenjat në makinë dhe mbërriti pa jetë në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore në Shqipëri doli në konkluzionin se vajza humbi jetën nga shkaqe natyrale dhe pushoi hetimet.

Ndërkohë, babai i adoleshentes, Jorgo Anagnosti i cili nuk banonte me familjen e tij pasi është i divorcuar nga bashkëshortja, bëri kallëzim në Policinë e Janinës që kjo ngjarje të hetohej deri në fund. Ai ka pretenduar vazhdimisht se vajza e tij nuk ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Hetimi në Greqi po vazhdon ende, kurse taksisti grek që po e shoqëronte ndiqet penalisht.  Tashmë, faktet e reja të mjekut ligjor në Janinë, kanë shokuar edhe vet hetuesit që po përpiqen të zbardhin këtë ngjarje.

Përshtati në shqip: tvklan.al

 

Etiketa: flet mjeku-ligjor grekiu hoqën organet vitalekonstandina anagnostitpa profesionalizëm


Ju sugjerojmë

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz
Aktualitet

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

16 Gusht, 2025 8:44 pm
Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë
Aktualitet

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

16 Gusht, 2025 7:46 pm
12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës
Aktualitet

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

16 Gusht, 2025 6:49 pm
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

Takimi Trump-Putin/ Berisha: Alaska një Samit historik

16 Gusht, 2025 6:17 pm
Mbrojtja sociale dhe arsimi, shpenzimet kryesore në buxhet
Aktualitet

Mbrojtja sociale dhe arsimi, shpenzimet kryesore në buxhet

16 Gusht, 2025 5:31 pm
Ulet interesi për degën e Mjekësisë/Në garë 40% kandidatë më pak se vitin e kaluar
Aktualitet

Ulet interesi për degën e Mjekësisë/Në garë 40% kandidatë më pak se vitin e kaluar

16 Gusht, 2025 4:58 pm
Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë
Aktualitet

Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë

16 Gusht, 2025 4:15 pm
Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit
Aktualitet

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit

16 Gusht, 2025 4:00 pm
Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..
Aktualitet

Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..

16 Gusht, 2025 3:57 pm
Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore
Aktualitet

‘Skandal i përsëritur në Onkologjik’/ Vokshi: Pacientët me kancer mbeten pa trajtim

16 Gusht, 2025 3:37 pm
Para
Fansi bën tatuazh fytyrën e Rita Orës, shikoni si reagon këngëtarja

Fansi bën tatuazh fytyrën e Rita Orës, shikoni si reagon këngëtarja

Kryeministri i Spanjës: Kosova nuk mund të pranohet në BE

Kryeministri i Spanjës: Kosova nuk mund të pranohet në BE

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 24 Mars 2018
















TE FUNDIT

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
16 Gusht, 2025

Aplikacioni i ChatGPT po kujdeset mirë për të ardhurat. Që prej daljes së tij në maj 2023 për pajisjet iOS...

Lexo më shumë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
16 Gusht, 2025

Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 km larg Pogradecit është ndër më të preferuarit sidomos nga turistët...

Lexo më shumë

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
16 Gusht, 2025

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Sipas televizionit ANSA , mësohet se Baudo u nda nga jeta mbrëmjen...

Lexo më shumë

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
16 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky do të fluturojë për në Uashington të hënën, nën presionin e fortë të SHBA-së për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com