Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet çerekfinalja e fundit e Europianit me Islandën befasuese që do të provojë të eliminojë Francën super favorite. Sipas legjendës së futbollit argjentinas, Diego Maradona, rezultati përfundimtar i ndeshjes nuk është aspak i sigurt: “Franca luan në shtëpi dhe e kemi parë kundër Irlandës sa rëndësi ka mbështetja e publikut. Francezët janë të fuqishëm fizikisht, veçanërisht në mesfushë, por sot besoj se Islanda do të shfrytëzojë presionin fillestar që do të kenë vendasit. Për mendimin tim nuk është një krim nëse Islanda arrin deri në finale të Europianit. Evra dhe Sagna nuk janë të shpejtë si më parë në krahë, por Deschamps i përdor sepse nuk ka një zgjedhje tjetër. Islandezët do të kenë mundësinë t’i befasojnë në kundërsulm”.