Ditën e sotme bizneset e vogla kanë protestuar kundër vendosjes së TVSH-së duke ulur qepenët e dyqaneve. I ftuar në Fax Web, kryetari i shoqatës për biznesin e voglë Albert Nasto është shprehur se protestat kundër TVSH-së nuk do ndalen, dhe madje mund të arrijnë deri në greva urie.
Sipas tij këtë taksë e heq mbi kurriz vetëm biznesi i vogël, dhe duhet hequr sa më parë pasi rrezikohet mbyllja e 50 mijë prej tyre. Ai gjithashtu tregoi se si shumë biznese janë me kredi. Ai shprehu pakënaqësinë për mënyrën se si Ahmetaj e mori këtë vendim pa u konsultuar me grupe interesi duke shkaktuar gjithë këtë vështirësi për biznesin e vogël.