Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet Jozefina Topalli: E djathta është asgjësuar, marrëveshja Rama-Basha vazhdon

2018/03/03 at 8:43 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet Jozefina Topalli: E djathta është asgjësuar, marrëveshja Rama-Basha vazhdon

Prej disa muajsh është distancuar nga politika aktive, por kur e pyesim se çfarë ka vendosur të bëjë, Jozefina Topalli ende nuk ka një përgjigje konkrete në vetë të parë. “Unë nuk mund të them një gjë të tillë. Sigurisht nuk jam indiferente”, thotë Topalli. Ndërsa kur flet në emër të qytetarëve, thotë se duhet një forcë e re politike. “Në kushte kur populli më shumë se kurrë ka nevojë që dikush me sinqeritet të thotë të vërtetën e tyre”, shprehet Jozefina Topalli.

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, thotë se vendi është në emergjencë kombëtare, ku qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një të keqeje.

“Qeverisja inekzistente që ka çuar në rritjen e varfërisë ekstreme, në boshatisjen e kombit nga shqiptarët, nga një vend që përmendet vetëm për drogë dhe ku çdo ditë qytetarët e saj lexojnë vetëm për vrasje, për vdekje për grabitje. Por kjo është gjysma e së keqes. Gjysma tjetër, ndoshta edhe më e rëndë është korruptimi i opozitës nga qeverisja e lidershipit të qeverisë”, shprehet ish-kryetarja e Parlamentit.

Sipas Topallit, e djathta është asgjësuar, ndaj nivelin e sulmit ndaj Lulzim Bashës e mban në kulm. “Në asnjë vend të botës nuk do kishte ndodhur që qeveria të mos kishte rënë pas skandalit të ministrit të Brendshëm”, thotë Topalli.

Është e bindur se marrëveshja Rama-Basha e 18 majit vazhdon. “Në fakt ata vazhdojnë marrëveshjen midis tyre dhe kur nuk e vazhdojnë rrisin presionin për të bërë një pazar të ri….”. Nuk e di se çfarë mendojnë kolegët e saj si Patozi, Bode, Imami apo Ruli që njësoj Lulzim Basha i la jashtë listës së kandidimit për deputet dhe nuk i komenton veprimet e paralajmëruara të tyre.

“A është kjo PD?! Nuk e di nëse ata mendojnë njësoj si unë, unë besoj se kjo nuk është PD”, thotë ish-nënkryetarja e PD-së. Produkti i analizës së nisur në fillim të vjeshtës për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhje do duhej të kishte dalë, por Jozefina Topalli nuk beson se ka për të pasur një të tillë. “Mes fjalëve dhe veprave të Lulzim Bashës është një oqean i tërë. Nuk thotë kurrë të vërtetën dhe as atë që mendon”, shprehet Jozefina Topalli./tch

 KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet. Nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .

Etiketa: JOZEFINA TOPALLImarreveshja rama-basha

Ju sugjerojmë

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë
Kryesore

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë

8 Janar, 2026 1:12 pm
Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin
Politikë

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin

8 Janar, 2026 12:45 pm
Rama takon dhëndrin e Trump në Paris gjatë takimit me liderët europianë
Politikë

Rama takon dhëndrin e Trump në Paris gjatë takimit me liderët europianë

7 Janar, 2026 2:43 pm
Rama-qytetarëve: Po i hodhët shishet anës rrugëve, përmbytet dynjaja
Kryesore

Rama-qytetarëve: Po i hodhët shishet anës rrugëve, përmbytet dynjaja

7 Janar, 2026 2:23 pm
Përmbytjet, Berisha: Të shpallet urgjent gjendja e fatkeqësisë natyrore
Kryesore

Përmbytjet, Berisha: Të shpallet urgjent gjendja e fatkeqësisë natyrore

7 Janar, 2026 1:08 pm
Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia
Kryesore

Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia

7 Janar, 2026 10:06 am
Rama në Paris: Takim me ministrin francez të Drejtësisë për Kodin e ri Penal
Kryesore

Rama në Paris: Takim me ministrin francez të Drejtësisë për Kodin e ri Penal

6 Janar, 2026 2:43 pm
Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
Kryesore

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin

5 Janar, 2026 7:46 pm
Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita
Kryesore

Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita

5 Janar, 2026 11:24 am
Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore
Kryesore

Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore

4 Janar, 2026 2:39 pm
Para
Video/ Elton John nxehet me fansat, i shan dhe braktis shown muzikor

Video/ Elton John nxehet me fansat, i shan dhe braktis shown muzikor

Mësojeni, ja cila është pasuria e Rita Orës në miliona euro

Mësojeni, ja cila është pasuria e Rita Orës në miliona euro

Përplasi për vdekje nënë e bijë dhe më pas u arratis, shqiptari dorëzohet në polici

Përplasi për vdekje nënë e bijë dhe më pas u arratis, shqiptari dorëzohet në polici

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat
8 Janar, 2026

Dimri po mban në "kthetrat" e veta rajone të tëra në Europë. Në Holandë për të dytën ditë radhazi ka...

Lexo më shumë

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
8 Janar, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare qeverisë që të shpallë gjendjen...

Lexo më shumë

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
8 Janar, 2026

“Populli i Groenlandës nuk dëshiron të bëhet amerikan,” i thotë BBC-së Mia Chemnitz. “Ne nuk jemi në shitje.” Biznesmenia 32-vjeçare...

Lexo më shumë

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
8 Janar, 2026

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit. Në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi, në vendin e quajtur kthesa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com