Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet ish-ministri: Rama shkoi në takim me Bashën për të goditur LSI-në

2017/05/19 at 7:03 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet ish-ministri: Rama shkoi në takim me Bashën për të goditur LSI-në

Besnik Mustafaj, ishministër i Jashtëm në qeverinë Berisha, ka analizuar në studion e “News24”, situatën në cilën ndodhen partitë e vogla në vend pas arritjes së marrëveshjes Rama­Basha. Në rubrikën “Opinion”, Mustafaj tha se për herë të parë, partitë e vogla do të duhet të futen në zgjedhje vetëm, jashtë koalicioneve.

Sakaq, ai ka treguar edhe se cili nga liderët politikë është propozuesi i kësaj pike të marrëveshjes. Mustafaj thotë se në dijeninë e tij, edhe pse nuk e ka të konfirmuar, këtë propozim e ka bërë Rama dhe Basha e ka pranuar. “Me sa di unë e ka propozuar Rama, dhe Basha e ka pranuar, por informacioni im është i pakonfirmuar pasi dy protagonistët nuk kanë folur”, tha ai.

Sakaq, Mustafaj ka komentuar edhe situatën e LSI, duke shtuar se ky propozim i Ramës është bërë me qëllim minimizimin e LSI. “Besoj se LSI nuk ka shumë arsye të jetë shumë e lumtur nga kjo. Përveç idealizmit të presidentit të zgjedhur, unë nga pikëpamja e logjikës elektorale nuk më bën të mendoj se ka dalë e fituar LSI, por kjo mbetet për t’u parë. Rama ka synuar të minimizojë rolin e LSI. Kjo është një hipotezë e imja që nuk besoj se është tërësisht e pabazë. Takimi në darkë kokë më kokë nuk ka qenë i pritur nga Basha. Dhe ky i fundit është treguar politikan i vërtetë që i është bashkuar takimit. Rama ka shkuar i përgatitur në takim”, – vijoi Mustafaj.

Sipas tij, kjo është një sfidë për partitë e vogla, për të testuar veten dhe programet e tyre. Mustafaj tha se në këtë situatë, shumë parti të vogla rrezikojnë të zhduken. “Në këtë proces shumë parti të vogla janë ndjerë të diskriminuara, edhe për faktin se diskutimet u bënë mes dy partive të mëdha. Nëse bënë mirë apo keq këto duhen parë në vazhdim. Dihet që në koalicione këto partitë e vogla kanë fituar më shumë, edhe për shkak të formulës. Në këto zgjedhje nuk do ketë koalicione. Tani do të shohim sesa vlejnë partitë e vogla, sa janë të afta të vazhdojnë fushatën, sa janë të afta të parashtrojnë alternativa, dhe se sa janë të afta ta përballojnë garën. Kjo është sfidë. Sepse shumë parti të vogla do të zhduken. Rrezikojnë të mos kenë shumë mundësi financimi.

Me këtë mënyrë të re të hyrjes në zgjedhje do të ketë një mënyrë të re kompozimi të jetës politike në vend. Pas 25 qershorit do të mundim të bëjmë llogaritjen e matjes së peshës specifike të çdo force politike në vend”, u shpreh Mustafaj. Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, Mustafaj tha se ky proces duhet të ishte realizuar pas rekomandimeve të OSBE/ODIHR në 2008. “Në 2008 kam qenë në parlament dhe kam qenë dakord që nëse kalohej në sistem proporcional, ky të ishte proporcional kombëtar. Kjo do të shmangte erdhe rrezikun e futjes në parlament të personave të inkriminuar. Një ligj është i mirë kur është i barabartë për të gjithë. Shtet ligjor do të thotë një vend ku ligji është i barabartë për të gjithë. Vërejtja ime si zgjedhës, është se ne për herë të parë po shkojmë në zgjedhje pa i implementuar vërejtjet e OSBE/ODIHR të bëra 4 vite më parë. Komuniteti ndërkombëtar ishte i përqendruar totalisht tek reforma në drejtësi, dhe nuk i dhanë rëndësinë e duhur reformës zgjedhore”, tha ai.

Etiketa: besnik mustafajgoditur lSImarreveshja

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Afganistan, vriten 11 anëtarë të një familje

Afganistan, vriten 11 anëtarë të një familje

Habia e ‘The Economist’ dhe parashikimi i Sali Berishës

Habia e ‘The Economist’ dhe parashikimi i Sali Berishës

Rama nga Korça: Basha, miku im i orëve të fundit

Rama nga Korça: Basha, miku im i orëve të fundit

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com