Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi: E vërteta për Marjan Rrokun dhe ku gaboi Ardit Gjebrea

2016/03/01 at 9:49 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fatos Klosi: Një pjesë e madhe e deputetëve janë të droguar

­ Ish­-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi, në një intervistë të shkurtër për gazetën “Shqiptarja.com” flet për rizgjimin e një ngjarje të 15 viteve më parë, kur një oficer i SHISH, Marjan Rroku vrau në mënyrë makabre për motive të dobëta e me armët e shtetit një vajzë 16 vjeçare Alda Canajn e nënën e saj Mbarime Canaj në mes të kryeqytetit.


E njihnit Marjan Rrokun, ish­oficerin e Shërbimit Informativ Shtetëror të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një vajzë 16 vjeçare dhe nënës së saj 15 vite më parë?

Po e njihja. Ka qenë student në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega e Fizikës Bërthamore në Universitetin e Tiranës. Ka qenë një student i mirë dhe me rezultate të mira. Këtë mbaj mend unë që nga ajo kohë, megjithëse është një kohë e largët që nga periudha kur e kam pasur studentë.

Ndërkohë që Rroku është rekrutuar si oficer i Shërbimit Informativ Shtetëror në periudhën kur ju keni qenë Drejtori i SHISH. Si u ingranua në shërbimin inteligjent..?

Gjithçka është bërë sipas të gjithë rregullave dhe të ligjit për Shërbimin Informativ Shtetëror. Bëra një ftesë për ish­studentët e Fizikës Bërthamore, të cilët i njihja, për t’u bërë pjesë e strukturave të Shërbimit Informativ Shtetëror. Disa iu përgjigjen thirrjes, mes të cilëve edhe Marjan Rroku, dhe pranuan që të jenë pjesë e SHISH. Pas kësaj ai bëri shkollën e Shërbimit Informativ dhe u titullua oficer i SHISH, duke filluar menjëherë punën në një nga sektorët e këtij Shërbimi. Ai ishte një oficer i ri i SHISH e nuk kishte
shumë kohë në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Në një intervistë për e Diela Shqiptare ish-­oficeri i SHISH Marjan Rroku rrëfeu për herë të parë se e kishte bërë vrasjen, por në kushte të rënda psikike. Madje nuk e mbante mend çfarë kishte bërë, apo dhe si kishte lëvizur nga vendngjarja. Si e komentoni këtë rrëfim të tij pas 15 vitesh?

Unë që të jem i sinqertë nuk e kam parë intervistën që është transmetuar me ish­oficerin e SHISH, Rroku. Por ajo që mund të them është se, normalisht që ai ka treguar të drejtën kur thotë se nuk mbante mend asgjë, nuk ka qenë në vete dhe se ka humbur logjikën. Të vrasësh dy njerëz, aq më tepër një vajzë të re 16 vjeçare dhe nënën e saj, vetëm një njeri që ka humbur logjikën, ka humbur mendjen dhe nuk është në vete mund ta bëjë. Dhe të vrasësh pa asnjë arsye dy njerëz, është përtej humbjes së logjikës, është një krim që tashmë ka marrë ndëshkimin sipas ligjeve të shtetit.

Një njeri me mendje normale nuk mund të bëjë vrasje të tilla, aq më tepër të vrasë dy femra. Prandaj them se ai ka treguar të vërtetën kur thotë se vrasjet që ka kryer as që i mban mend dhe ka qenë në kushte jashtë normales. Ai ka qenë në kushtet e një tronditje të thellë nervorë kur ka bërë krimin e vrasjes së dy njerëzve, të dy femrave nënë e bijë, për të cilin ka marrë dhe dënimin që i takon sipas ligjit nga drejtësia.
Dy ditë me radhë mediat përmes intervistave dhe nxjerrjes së materialeve arkivore i kanë dhënë një vend qendror kësaj ngjarjeje të 15 viteve më parë, të për cilën është dhënë dhe një dënim me burgim të përjetshëm. Komenti juaj?

Mua më duket absurde që të nxirret nga arkivi një ngjarje e tillë, kur kanë kaluar 15 vite nga vrasja vajzës 16 vjeçare dhe nënës së saj nga ana ish­oficerit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Marjan Rroku nuk ka bërë asnjë heroizëm që t’i rikthehen mediat tani, duke i dhënë këtë hapësirë dhe vëmendje shumë të madhe.

Përkundrazi ka bërë një krim shumë të madh, ka vrarë një vajzë 16 vjeçare dhe nënën e saj, ka vrarë dy femra të pafajshme pa asnjë arsye, pa asnjë shkak dhe mes të kryeqytetit. Nuk është e drejtë që pas 15 vitesh të bëhet sërish publike një ngjarje e cila është mbyllur në mënyrë tragjike për një familje që ka humbur dy nga njerëzit më të afërt, dhe për të cilin organet kompetente
kanë dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për vrasësin. Duhet të tregohen të kujdesshëm pasi lëndohen njerëz, lëndohen plagët e tyre që ende nuk janë mbyllur.



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
Para
Temperaturat nën 0 këtë javë

Moti, ja si do të jenë temperaturat

Vdekja e gruas së futbollistit, dëshmon nëna: Mjekët e neglizhuan

Vdekja e gruas së futbollistit, dëshmon nëna: Mjekët e neglizhuan

Njihuni me lypësin që fiton sa Kryeministri

Njihuni me lypësin që fiton sa Kryeministri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
8 Qershor, 2025

Shqipëria dhe Serbia barazuan 0-0 në "Arenën Kombëtare" për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Përtej historisë mes popujve dhe emocioneve të...

Lexo më shumë

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
8 Qershor, 2025

Elon Musk ka fshirë nga platforma X postimin ku të enjten, pa paraqitur prova, akuzonte Donald Trump-in se ishte një pedofil....

Lexo më shumë

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
8 Qershor, 2025

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit. Ky...

Lexo më shumë

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
8 Qershor, 2025

Luciano Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com