Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet gjyqtari i komunizmit: Si e dënova polaken e bukur, agjente sekrete

2016/02/11 at 8:00 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Flet gjyqtari i komunizmit: Si e dënova polaken e bukur, agjente sekrete

Procesi gjyqësor ndaj Barbara Mullollit ka nisur më 18 gusht të vitit 1969 në Gjykatën e Lartë në Tiranë dhe ka zgjatur pesë ditë. Në fund të tij, 30­­
vjeçarja nga Varshava është dënuar me 17 vjet heqje lirie për spiunazh, agjitacion e propagandë dhe shkelje të dispozitave për valutën dhe arin.


Në vendimin e nënshkruar nga kryegjyqtari Kleanthi Koçi, mbështetur në provat e siguruara nga shërbimi i fshehtë dhe dëshmitarët në proces,
shqyrtohet rrezikshmëria e lartë e veprimtarisë agjenturore e të pandehurës Mullolli për përmbysjen e rendit kushtetues dhe diktaturës së proletariatit në Shqipëri.

E shpallura “zyrtarisht” agjente e policisë sekrete të Polonisë, sipas dokumentit gjyqësor, kishte shkëmbyer rregullisht me këtë të fundit
informacione që dëmtonin rëndë sigurinë kombëtare.

Në rrëfimin për gazetën “Panorama”, njëri nga ndihmësgjyqtarët e procesit, ndriçon më tej rrethanat si u penalizua polakja e bukur që do të
përmbyste socializmin në Shqipëri.

Si e kujtoni procesin ndaj polakes Barbara Mullolli?

Ishte një proces maratonë për rreth 10 të pandehur nga Durrësi, që akuzoheshin për veprimtari armiqësore. Barbara ishte njëra prej tyre, por e veçantë ndër ta. E veçantë si qytetare e huaj. E veçantë për nga bukuria. Mbi të gjitha, e veçantë për rebelimin agresiv në sallën e gjyqit…

Kur e veçoni për bukurinë, keni parasysh raportin me të pandehurat e tjera?

Ajo dallohej jo vetëm ndër to. Ishte shumë e bukur. Në vështrimin e parë të krijonte përshtypjen e Marilyn Monroe. Megjithëse kishte qëndruar disa
muaj në qeli, nuk kishte humbur asgjë nga hiret joshëse. Bionde, me sy të kaltër, me vështrim të ndezur, me trup të gjatë, sikur ta kishe skalitur me
dorë.

Një femër e bukur që rebelonte energjikisht. Sa i shkonte kjo sjellje në sallën e gjyqit?

Mbaj mend reagimet mohuese pas çdo akuze. Shumë herë rebelimi i saj kalonte çdo cak. Në shumë raste, kur e shikonte që ndërhyrjet e saj
shpërfilleshin, aty për aty shpërthente në britma dhe përplaste këmbët sa kishte fuqi në dyshemenë e sallës. Ky ishte rituali i të gjitha seancave, që
ndërpriteshin sakaq me një tërheqje vëmendjeje nga kryetari i trupit gjykues. Edhe kur rifillonte seanca e radhës, ajo sërish paraqitej e tillë.

Nga që s’pajtohej me akuzën, besoj…

Pikërisht për këtë, por jo vetëm. Rebelohej më së shumti për mënyrën e sjelljes së trupit gjykues dhe akuzat absurde, sipas saj, të dëshmitarëve…
Akuzohej si agjente e shërbimit polak, kur prej disa vitesh kishte qenë pjesë e rrjetit agjenturor shqiptar…

Për këtë të fundit s’e dinte kush, madje as kryetari i trupit gjykues.
Unë për vete tani e marr vesh që ajo ka qenë e rekrutuar si bashkëpunëtore e Sigurimit. Në proces as ajo nuk e zuri në gojë diçka të tillë. Me sa duket, ka qenë një pakt i fshehur me policinë sekrete për mos ta përmendur këtë fakt.

Pra, nuk pohoi se ka gjurmuar zyrtarët polakë që shërbenin në portin e Durrësit?

Nuk e di çfarë mund të ketë ndodhur me të në fakt, por mbaj mend që ajo u akuzua për lidhje agjenturore me diplomat polakë rezidentë në Shqipëri.
Njëri ndër ta, me sa më kujtohet, bashkëpunonte me të, sipas pohimeve në proces, për të marrë informata për bazat ushtarake në Durrës dhe sasinë
e efektivit të tyre…

Si mund të siguronte të dhëna të tilla kur ajo nuk kishte asnjë lidhje me Ushtrinë?

Kjo akuzë i adresohej për kohën kur punonte llogaritare në Ndërmarrjen Ushqimore të Durrësit. Sipas legjendës së prokurorit, përpunuar nga
Sigurimi, Barbara shkonte në furrat që mbulonte ndërmarrja ku punonte dhe interesohej fshehtas për të mësuar sasinë e bukës që merrnin repartet e ushtrisë në garnizon. Këtë të dhënë pastaj, e deshifronte me agjentin polak dhe nxirrnin numrin e ushtarëve që e konsumonin. Këtë detaj e kam
fiksuar shumë mirë në kujtesë, sepse në seancën kur flitej për këtë histori, Barbara humbi durimin dhe shpërtheu vrullshëm: Marrëzi! Gënjeshtra!
Çfarë doni të më bëni! S’mjaftoni me kaq! Më keni nxirë jetën…

Po ju e besonit akuzën?

Në fakt, denoncimi ishte qepur mirë nga mjeshtrit e shërbimit të fshehtë. Çështja e Ushtrisë në atë periudhë ishte shumë e ndjeshme. Ishte momenti i goditjes së Çekosllovakisë dhe zhvillimeve të vrullshme të vendeve satelite të BS. Shqipëria sa kishte dalë nga Traktati i Varshavës dhe flitej përballja me një sulm të mundshëm nga ky i fundit. Në këtë kontekst, Sigurimi ishte hedhur në ofensivë për të zbuluar fijet e agjenturave që mund t’i paraprinin një goditjeje si ajo e Pragës. Rrjeta me sa dukej kishte kapur dhe grupin e Durrësit, ku Barbara përflitej si agjente potenciale. Çfarë kishte ndodhur përtej atyre që kumtoheshin në sallën e gjyqit, askush s’mund ta paramendonte…



Ju sugjerojmë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Para
Integrimi Euro-Atlantik i Shqipërisë, në 14 Shkurt John Kerry viziton Tiranën

Zbardhet axhenda e Kerry-t në Tiranë, takon vetëm Ramën e Bashën

Kujdes!! Bimët shtëpiake mund të jenë edhe vdekjeprurëse

Kujdes!! Bimët shtëpiake mund të jenë edhe vdekjeprurëse

Vrasja e emigrantit në Durrës, ja konfliktet e 42 vjeçarit që mbante dy emra

Vrasja e emigrantit në Durrës, ja konfliktet e 42 vjeçarit që mbante dy emra

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com