Giani De Biasi ka dhënë pak minuta më parë shpjegimet e tij në lidhje me vendimet që ka marrë për mospërfshirjen e katër lojtarëve në Francë 2016. Më së shumti De Biasi është ndalur te vendimi i çuditshëm për të mos përfshirë në listën përfundimtare mbrojtësin e Atalantas në Serinë A, Berat Xhimshiti. Vendim i cili ka ngjallur edhe shumë kritika në opinion publik.
“Lojtarët sigurisht që nuk ishin të kënaqur me largimin. Lojtarëve ua shpjegova arsyen e largimit. Motivet e zgjedhjes time janë teknike. Xhimshiti nuk u grumbullua sepse nuk ka luajtur për një vit. Rashica nuk ishte pjesë e eleminatorëve ndaj nuk e mora në Francë”, tha De Biasi.