Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet e fejuara e piktorit të ndjerë Edison Gjergo: Si e spiunuan “Bufeja”, “Dëshira” dhe ….

2017/08/11 at 12:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet e fejuara e piktorit të ndjerë Edison Gjergo: Si e spiunuan “Bufeja”, “Dëshira” dhe ….

Hapja e Muzeut Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, ish-selia e përgjimit gjatë regjimit komunist ka sjellë në vëmendje edhe njëherë historinë e trishtë të piktorit Edison Gjergo.


Dosja e plotë e tij, nga përgjimi te hetimi, e deri te dënimi është bërë publike për këdo që viziton muzeun.

Pseudonime spiunësh, biseda me Gjergon të riprodhuara prej tyre, rrëfejnë gjendjen në të cilën ndodhej piktori. “Jam i mërzitur se ashtu është edhe vetë natyra e njeriut, që nuk gjen rehat në këtë botë…

Vullneti i njeriut është gjithnjë i kondicionuar në rrethanat në të cilat ndodhet… Të jetuarit e njeriut nuk vlen për asgjë. Këtë të vërtetë njeriu e konsumon kur vdes”, janë disa prej frazave që kish thënë Gjergo në vitin 1973, shkruhet të ketë thënë ai sipas dokumenteve të dosjes.

 

Çeljen e muzeut në maj e shoqëroi publikimi në media i dosjes, dokumenteve, ndërsa ndër vite, miq të tijtë kanë rrëfyer njohjen me të, bisedat me të, trishtimin e tij, artin e tij, natyrën e tij si edhe kanë interpretuar veprat që la pas, duke u nisur nga më e njohura “Epik e yjeve të mëngjesit”.

Muzeu është vizituar edhe nga ish-e fejuara e Gjergos në kohën para arrestimit.

Pas vizitës, në librin e përshtypjeve, ajo ka shënuar me pak radhë, historinë e saj, historinë e tyre.

“Përjetova momente tejet emocionuese nga vizita, për faktin se jam viktimë e këtyre përgjimeve të tmerrshme, që më shkatërruan çastin më të bukur të jetës”, shkruan Shpresa Leka, sipas “GSh”.

Më tej, ajo shton: “Isha e fejuar me Edison Gjergon, në maj 1974 deri në momentin kur u arrestua në janar 1975.

Edisoni ishte një piktor i talentuar, modern që përjetoi ferrin komunist me burgosjen në Spaç për 8 vjet, për të vetmen arsye se ishte i talentuar dhe njeri me mendime të lira”.

Sipas Lekës, Gjergo “i fali Shqipërisë jetën e tij nëpërmjet veprës së mrekullueshme dhe vuajtjes si askush tjetër”.

Në fund, ajo shënon se mbetet ende emri i tij i lartë, kur thotë: “Edisoni mbetet në altarin e artit figurative shqiptar. I paharruar në zemrën time. Shpresa Leka”.

Spiunët që e përgjonin dhe raportonin për të mbanin pseudonimet “Bufeja e madhe”, “Artisti”, “Plani”, “Fatmiri”, “Dëshira”, “Mekaniku” etj., apo “Gjethja e mollës”. Ende nuk kanë dalë emrat e tyre, dihen sërish vetëm pseudonimet.

“E vërteta është se unë dashuroj një vajzë që punon në bibliotekë në Pallatin e Pionierëve. Ajo më shfaqi simpati për punën time”, i kish thënë Gjergo një spiuni, pa e ditur që është spiun.

 

Edisoni arrestohet më 13 janar 1975. I gjithë rrethi miqësor i Edisonit, njerëz të njohur të artit, vihen në përpunim të detajuar. Në burg Edisonit i thuhet se ky rreth miqësor është i gjithi i arrestuar.

Edison Gjergo dënohet me vendimin e 29 prillit 1975 të Gjykatës së Tiranës me 8 vjet burg me akuzën e agjitacionit e propagandës.

Dënimin Edisoni e vuan në burgun e Spaçit. Është interesante se edhe në burgun e Spaçit për të pati disa denoncime nga të burgosur po për të njëjtat gjëra. Dëshira për të rrënuar shokun e qelisë i kishte vënë një pseudonim të veçantë: “Dëshira”, që shkruante në vitin 1980 se Edisoni zhvillonte veprimtari të dendur armiqësore brenda burgut.

Pas lirimit nga burgu nga më 15 nëntor 1982 nuk ishte e thënë që ta linin të qetë. Teksa punonte bojaxhi në ndërmarrjen e mjeteve mësimore “Hamit Shijaku”, afrohet këtë herë bashkëpunëtori “Mekaniku”, i cili merr vesh se Edisoni kishte thënë se punonte si skllav për të fituar bukën e gojës, se e kishin çuar aty për ta poshtëruar.

Vijnë edhe të dhëna të tjera për t’i rezervuar një dënim të dytë, i cili nuk ndodhi, pasi më 1989 Edison Gjergo ndahet nga jeta.

Etiketa: Edisom Gjergo


Ju sugjerojmë

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Aktualitet

Policia i refuzoi lejen/ Opozita sot në protestë, ja vendi ku do mbahet dhe orari

16 Maj, 2025 9:01 am
Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
Aktualitet

Samiti në Tiranë/ Punonjësit e policisë në terren, ja akset rrugore që bllokohen

16 Maj, 2025 8:50 am
‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota
Aktualitet

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota

16 Maj, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 16 Maj 2025

16 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2025

16 Maj, 2025 8:11 am
Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Para
Video E pabesueshme/ Kamioni “zbraz” picat në autostradë, ja si duket situata

Video E pabesueshme/ Kamioni "zbraz" picat në autostradë, ja si duket situata

Pamje të rënda/ Aksident i frikshëm, shoferja përplas dy burra, vonon ambulanca

Pamje të rënda/ Aksident i frikshëm, shoferja përplas dy burra, vonon ambulanca

Foto/ Ndodh në Tiranë, vajza tenton të hidhet nga ballkoni pa rroba në trup

Foto/ Ndodh në Tiranë, vajza tenton të hidhet nga ballkoni pa rroba në trup
















TE FUNDIT

Policia i refuzoi lejen/ Opozita sot në protestë, ja vendi ku do mbahet dhe orari

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
16 Maj, 2025

Opozita do të protestojë sot (16 Maj) në Tiranë, ditën kur në kryeqytetin shqiptar do të jenë 52 liderët e...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë/ Punonjësit e policisë në terren, ja akset rrugore që bllokohen

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
16 Maj, 2025

Janë ndërmarrë nga ana e policisë një sërë masash për mbarëvajtjen e Samitit ku 53 liderë europian mblidhen në vendin...

Lexo më shumë

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota
16 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 16 Maj 2025

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
16 Maj, 2025

Për ditën e premte moti do jetë i paqëndrueshëm. Do të ketë vranësira mesatare deri të dendura në të githë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com