Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet e ëma e aktorit të plagosur: Ja çfarë më tha djali në spital për Ervin Zallumin

2017/07/26 at 5:19 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Flet e ëma e aktorit të plagosur: Ja çfarë më tha djali në spital për Ervin Zallumin

Nëna e aktorit, që i shpëtoi një atentati me pagesë mbrëmjen e së enjtes, tregon se çështja për të cilën donin ta vrisnin ishte mbyllur. Djali i saj e kishte paguar me burg plagosjen që kishte bërë. 


Fatmira Manoku shprehet se personi që pagoi 80 mijë euro për t’i vrarë djalin, e kishte plagosur edhe në 2010-n, por ai nuk e kishte denoncuar. Në një intervistë për gazetën “Panorama“, nëna e Mishel Prelës tregon se djali i saj ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën, pasi është goditur me 4 plumba. Ndërsa dyshon se çështja mund të ketë ndërhyrje, pasi daja i autorit që porositi krimin është një avokat që më parë ka qenë drejtor burgjesh. Por ajo thotë se këtë çështje do ta ndjekë në çdo shkallë, duke kërkuar drejtësi dhe që Gjykata të japë dënimin maksimal për autorët e ngjarjes.

Fatmira Manoku tregon bisedën e parë me të birin pas operacionit, kur e pyeti se kush ishin personat që e donin të vdekur. Ndërsa djali i tha se nuk kishte armiq, por i vetmi që mund ta kishte bërë ishte Ervin Zallumi.

Si është gjendja shëndetësore e Mishelit? A e ka kaluar rrezikun për jetën?

Fillimisht dua të falënderoj Policinë e Shtetit që zbardhi ngjarjen dhe kapi autorët në një kohë rekord. Misheli vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Siç e patë edhe vetë gjendjen e tij. Ai ka marrë 4 plumba. Dy i kanë hyrë e i kanë dalë nga trupi, në krah dhe në këmbë. Ai në këmbë i ka dëmtuar arterien kryesore. Ndërsa ka dy të tjerë në trup që i kanë dëmtuar organet. Ende nuk merr dot frymë vetë, por mbahet me oksigjen. E kanë shtruar në pavijon, pasi doli nga reanimacioni, por gjendja e tij vazhdon të jetë kritike.

Çfarë konflikti ka pasur djali juaj me personin që porositi vrasjen e tij?

Historia daton në vitin 2010 pas një zënke që Misheli ka pasur me Ervin Zallumin. Zënka ka qenë “jo më pe, jo të pashë”.

Njiheshin më përpara të dy?

Absolutisht, nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Nuk kanë qenë asnjëherë shokë. Atë ditë u zunë për atë që të thashë. Janë rrahur me njëri-tjetrin. Tani dalin fjalë se në atë kohë ata janë zënë për çështje droge, por kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Ata nuk njiheshin fare me njëri-tjetrin.

Në çfarë vendi ndodhi kjo zënkë mes tyre?

Diku te “Shkolla e Kuqe” më duket, por nuk jam e sigurt për vendin saktësisht. Nuk mbaj mend tani shumë mirë se jam e traumatizuar.

Çfarë ndodhi më pas?

Pas disa ditësh, nga kjo zënkë, sherr fizik le të themi, djali ishte në një lokal duke pirë kafe. Aty i shkon Ervin Zallumi me një biçak në dorë për t’ia ngulur djalit në zemër. Por djali ia kap dorën dhe në këtë kohë plagoset në krah. Shkon me urgjencë në spital dhe shenjën e asaj ngjarjeje e ka edhe sot e kësaj dite në krah djali im.

E denoncuat ngjarjen në Polici?

Jo, ne nuk bëmë denoncim. Pas ca kohësh pastaj, djali im shkon dhe i gjuan Ervin Zallumit, po me biçak. E rëndësishme ishte që ai shpëtoi në atë kohë.

Çfarë ndodhi pas kësaj ngjarjeje?

Deshëm të bënim paqe me familjen e tij. Na kërkuan një shumë prej 20 mijë eurosh që të mbyllej ky problem. Nuk pranuam. Ne i thamë një shumë tjetër por nuk ramë dakord. Djali im për këtë që bëri, bëri dhe tre vjet burg. E lau me burg atë që kishte bërë. Ndërsa ai nuk bëri asnjë ditë burg, sepse ne nuk e denoncuam. Meqenëse djali bëri burg, ne e dinim të mbyllur këtë hesap. Nuk na shkonte mendja kurrë që mostra Ervin Zallumi do të organizonte këtë kurth për ta vrarë djalin tim. Pastaj ndodhi kjo që ndodhi, ju e dini mirë tashmë se çfarë ka ndodhur.

Sa kohë kishte djali që kishte dalë nga burgu për atë ngjarje që u akuzua?

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2010 dhe djali ka dalë nga burgu në vitin 2013. Ka bërë 3 vjet burg për këtë ngjarje.

Nga viti 2013 e deri tani këtu në Shqipëri ka qëndruar?

Po, po, këtu në Shqipëri ka qëndruar.

Ka marrë ndonjë kërcënim gjatë kësaj kohe nga Zallumi, apo është përballur ndonjëherë me të?

Absolutisht asgjë. Siç ju thashë ne e dinim të mbyllur atë histori. Madje pasi djali doli nga operacioni, pas 7 orësh operacion, i kam shkuar edhe e kam pyetur. “Mishel kë ke armik? Kush të do të vdekur? Më thuaj mua që ta zgjidhim këtë punë”. Më ka thënë: “Unë s’kam njeri armik. Vetëm në rast se ma ka bërë Ervini Zallumi”. Dhe e vërteta doli që e kishte bërë ai.

Çfarë kërkoni nga drejtësia tashmë që ai u arrestua bashkë me të tjerët që organizuan ngjarjen?

Unë kërkoj nga Gjykata dënimin maksimal të këtyre personave. Di që Ervin Zallumi ka një dajë që dikur ka qenë drejtor burgjesh dhe tani është avokat dhe tani sikur po krekosen pak. Por unë këtë çështje do ta ndjek lart e më lart. Madje jam aq e prekur se nuk na ka ardhur asnjë njeri të na pyes se si ndodhi, të na mbrojë apo ku di unë. Pra, me pak fjalë nuk kemi asnjë lloj përkrahje.

A ndjeheni të rrezikuar pas kësaj që ka ndodhur?

Po, sigurisht. Na erdhi si bombë. Ne e dinim si hesap të mbyllur. Këto masa duhet t’i marrë shteti. Çfarë të them unë tani? Unë jam një nënë, e cila që ditën e enjte kur ndodhi ngjarja dhe deri sot që po flas me ju po rri në spital me djalin.

Po për natën e ngjarjes, a mund të na tregoni se si ka ndodhur?

Natën e ngjarjes djali im ka qenë te një kafe aty afër gjimnazit “Partizani”. Ka qenë me një shok dhe ka pirë kafe. Ai shoku ka ikur ndërsa djali ka qëndruar prapë te kafja. Ka qenë me biçikletë dhe kur është çuar nga kafja ka hipur në biçikletë për t’u larguar nga aty. Pasi ka hipur në biçikletë dikur i ka thirrur në emër dhe djali ka ndjerë diçka pas qafës. Në atë moment i ka kapur dorën këtij personi, sepse ai do e kishte qëlluar me armë aty pas koke dhe sot Misheli do ishte i vdekur. Për këtë arsye ka shpëtuar, vetëm se i kapi dorën atij. Nuk e kapi plumbi në qafë, por në dorë, në trup dhe në këmbë.

Ju si e morët vesh ngjarjen?

Mua më lajmëroi një shok i djalit. Më tha që kishte ndodhur një plagosje te gjimnazi “Partizani”. Nuk më tregoi të vërtetën. Në moment hapa televizorin, por nuk e tregonin emrin e të plagosurit. Nisem urgjent dhe shkoj në Spitalin Ushtarak, ku e vërtetova se ishte Misheli.

Fole me ndonjë punonjës policie në spital?

Po, kam komunikuar me punonjësit e policisë, të cilët më pyetën se si e ka emrin djali. Ju kam thënë që djali e ka emrin Mishel Prela. Ata më thanë për një kartë me emër tjetër. Por unë ju thashë se djali im ka vetëm atë emër, nuk ka emër tjetër. Se kush ia ka futur kartën në xhep, le ta gjejnë. Nuk kishte pse të fshihej, të mbante karta false, pasi nuk kishte armiqësi me askënd. Këta kriminelë tani duhet të përgjigjen edhe për të ma shëruar djalin. Këta që organizuan vrasjen e tij për 80 mijë euro, tani të përgjigjen për shëndetin e tij. Etleva Delia/ Panorama

Etiketa: Ervin ZallumiMishel Prela


Ju sugjerojmë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Para
Ja si sillen femrat kur duan patjetër seks

Studimi i ri/ kjo është mosha kur epshi seksual tek femrat arrin kulmin

Video/ E shpifur por e vërtetë… Kryetari i Bashkisë humbi bastin dhe ha një mi të pjekur

Video/ E shpifur por e vërtetë... Kryetari i Bashkisë humbi bastin dhe ha një mi të pjekur

Zhvishet oficerja, ‘lum’ kërkesash për martesë !

Zhvishet oficerja, ‘lum’ kërkesash për martesë !
















TE FUNDIT

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com