InstaBIZ

Flet deputetja e PS-së: Ja e vërteta e vilës sime luksoze



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:19 - 05/05/16 |
root

Deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau e cila është komentuar në rrjetet sociale për vilën e saj luksoze në plazhin e Durrësit, ka sqaruar se si qëndron e vërteta. E ftuar në “Top Show”, Shkjau ka thënë se ajo është shtëpia e prindërve të saj, të cilët nuk janë shtresë e pasur shoqërore.

“Shtëpia është e prindërve të mi, ata e kanë patur ëndërr që të kenë një shtëpi të mirë dhe ta kenë atë në etapa të rëndësishme të jetës së tyre.  Tashmë im atë po del në pension, im më është kthyer në shtëpiake nga momenti kur kishte një supermarket të sajin ku punonim të gjithë. Unë kam punuar në kohën e drekës dhe kur vija me pushime pasi studioja në Gjermani. është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët duhet t’i ndihmojnë prindërit e tyre”, ka thënë deputetja Shkjau.

E pyetur nga moderatori Dudushi nëse i ndihmon më shumë prindërit tani që ka rrogë më të lartë, Shkjau ka thënë se , “rroga e një deputeti është shumë e lartë, por edhe shumë e ulët për trendin e ditës që ti ke.”

Deputetja Esmeralda Shkjau është ndjerë gjithashtu e keqardhur edhe për komentet negative që njerëzit në rrjetet sociale, kanë shkruar. “Më vjen shumë keq kur thonë t’u bëfshin ilaçe ato lekë dhe më mërzit shumë negativiteti në rrjet”, ka theksuar Shkjau.

KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

  1. Ilace dhe doktora, nga ato semundje Te pa sherueshme,qe Te mos gjej ne me derman Edhe me ato parate e vjedhura.

  2. Ju bëfshin ilaçe jo vetëm asaj që ndjek trendin e jetës po te gjith politikanve shqiptare që kanë vjedhur popullin me taksat e tyre duke I përdorur për biznese personale dhe pasuruar mbidjersene atyre që vërtet nuk kanë buk të hane

  3. Sa ” te pasur” i kane prinderit keta derrat ne politike? Edhe perse nuk kane prona te trasheguara bejne dasma neper keshtjella si Lali Eri, ndertojne vila luksoze si prinderit e kesaj dhe behen deputete mediokre. Kjo fare fytyre ishte ajo qe kercenoi Blushin kur ai nuk i dinte as emrin! Parlamenti shqipetar strehe e krimineleve, mediokrerve dhe ku*va si kjo. Pellbumbesh moj pellumbesh qe me bere drejtoresh! Jane te pacipe, kane humbur cdo norme morali dhe ndershmerie.

Pas