Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet Blendi Fevziu/ Blushi në Top Channel dhe të vërtetat për raportet me konkurencën

2018/01/27 at 11:01 AM
në Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Flet Blendi Fevziu/ Blushi në Top Channel dhe të vërtetat për raportet me konkurencën

Ka patur lëvizje interesante këto kohë në tregun e moderatorëve më të rëndësishëm të programeve politike, ndërkohë që superlajmi është rikthimi i Blushit në gazetari. Si i sheh këto ndryshime moderatori i “Opinion”, Blendi Fevziu dhe si e sheh veten në raport me këtë konfigurim të ri të konkurrencës. Lexoni intervistën e realizuar për “Panorama Plus”.


Këto kohë po flitet se Ben Blushi, miku juaj i hershëm, do i rikthehet gazetarisë si Drejtor i Përgjithshëm në Top Channel. Si ju duket kjo zgjedhje e tij për të këmbyer politikën me gazetarinë si prioritet?

Për mua ishte i papritur dhe e përjetova me dy ndjesi kontradiktore. Me keqardhjen që politika humbi edhe një tjetër ndër personazhet e saj cilësorë; me trishtimin që një ide e re si LIBRA nuk rezultoi fituese, por, për mua, rezultoi padyshim e suksesshme. Pak kush ka triumfuar me tentativën e parë, por me gjasë, Blushi vendosi të ndalojë. Jam munduar të flas me të, por ndihej që ai s’donte të vazhdonte më. Keqardhja në këtë rast është edhe përtej Blushit. Veç tij, ky vit, largoi nga vendimmarrja politike edhe emra të tjerë me personalitet e histori në politikë. Për shumë prej tyre, unë besoja se mund të jepnin ende kontribut, por kjo s’ka më rëndësi. Rëndësi ka fakti që prurjet e reja, në të gjitha partitë, ngjajnë më shumë si prodhime skarco dhe pak ose aspak të krahasueshme me emrat dhe personalitet që zëvendë- suan. Që ndryshimi të jetë i suksesshëm, ai duhet të vijë në një përfaqësim më cilësor. Për fat të keq, në prurjet e reja, shumica janë njerëz pa identitet ideologjik; pa personalitet të fortë; pa imponim publik dhe pa asnjë lloj karizme. Janë më shumë burokratë, që e shohin politikën si çështje numrash dhe jo fryme. Kjo ka sjellë trishtimin dhe mungesën e besimit që ekziston sot. Kjo ishte pjesa e trishtuar e lajmit. Ndjesia e mirë që pata, ishte lajmi për kthimin e tij në media.

Ju ka kërkuar ndonjë mendim, nëse po, çfarë këshille i keni dhënë?

Nuk kemi folur konkretisht, sepse, mesa di, nuk është ende një çështje e mbyllur, por në parim unë mendoj që vajtja e tij në krye të Top Channel, është një lajm i mirë për të gjithë. Për Topin në rradhë të parë, për gazetarinë serioze dhe për ne që punojmë në Klan apo televizione të tjera. Unë e njoh Ben Blushin që fëmijë. Ai është ndër njerëzit që merret me thelbin e gjërave, që lexon, ndjek zhvillimet në botë dhe del tej vizionit provincial që dominon shpesh mediat tona. Unë nuk e di se si do të jetë ai si drejtor, por jam i bindur që Blushi do investohet në gazetarinë serioze, në gjërat me thelb dhe nuk do ndjekë trendin fatkeq të 3-4 viteve të fundit që e ka reduktuar gazetarinë në nivele karnavaleske. Kudo në botë, gjërat janë bërë më fun. Mediat on line e kanë detyruar televizionin të lehtë- sojë formatet e tij. Nuk ka emisione shumë të rënda dhe shumë serioze. Por nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës, që çështjet serioze të injorohen, që thelbi të anashkalohet. Këtu po ngatërrohen padashje rrjetet sociale me televizionin. Po bëhen njësh. Edhe pse janë dy gjëra kaq të ndryshme. Për fat të keq, kjo po ndodh vetëm në Shqipëri. As në vendet fqinjë, si Kosova. E dyta, Blushi ka një staturë të fortë dhe nuk do thyhet kollaj nga presionet në media. As nuk besoj që do të reflektojë aty ndjesitë e tij personale ndaj qeverisë. E treta, shpresoj shumë që ai të krijojë një traditë ndryshe nga ajo e gazetarisë së pazareve dhe gazetarëve pazarxhinj, që po gëlojnë në media dhe që po i shohin hapësirat e tyre mediatike si mundësi për gjobvënie dhe shantazh financiar. Së fundmi, ardhja e tij në Top Channel shpresoj se do ndikojë në rritjen e konkurencës me Klan-in dhe si e tillë do të reflektohet edhe te ne. Kjo është padyshim pozitive. Ka vetëm një formulë magjike për ta çuar përpara një media dhe kjo është konkurrenca. / Panorama

 

Mbi 20 vite të programit tuaj “Opinion”, ajo që i bie në sy audiencës, është një opozitë e fortë ndaj qeverisë në emisionet e muajve të fundit. Pse kjo zgjedhje? Si janë marrëdhëniet tuaja me Ramën, pasi ka kohë që nuk është parë në emisionin tuaj?

Emisionet e mia të fundit kanë reflektuar zhvillimet që kanë ndodhur. Nëse ato kanë qenë problematike për qeverinë, ky nuk është problemi im, por i qeverisë. Nëse çështja e hashashit, çështja Tahiri, ngjarjet e Elbasanit apo ARMO kanë qenë temat më të mprehta të këtyre 5 muajve, unë i kam trajtuar ato. Marrëdhëniet me Ramën s’kanë qenë as mirë, as keq, thjeshtë korrekte. Aq sa marrëdhënie ka pasur. Sa për praninë në emision, ardhja e Ramës në “Opinion” nuk ka qenë kurrë e lehtë dhe këtë mund t’jua shpjegojë ai më mirë.

Ky vit ka filluar me lëvizje të bujshme në tregun e moderatorëve të rëndësishëm të emisioneve politike. Si e shihni këtë proces në të tërën e tij?

Nuk ka qenë një proces ristrukturimi i emisioneve, as produkt i analizave të audiencës, por lëvizje të imponuara nga largimi i papritur i Sokol Ballës prej Top Channel.

Thuhet se Sokol Balla hyri në konflikt me drejtuesit e “Top Channel” pas emisionit me Saimir Tahirin në shtëpinë në tij. Si ju duket Balla tani në Vizion plus? A është më pak konkurrent për ju?

Nuk i di detajet e konfliktit të Ballës me Top Channel dhe as e kam pyetur për këtë. Me emisionin në Vizion është një konkurrent më shumë. Po secili ka shikuesit e tij. Ju besoj e keni vënë re që unë jam nga të paktët që nuk postoj audiencat krahasuese. Ato janë thjesht orientuese për mua, në raport me vetveten, pra, nga një temë në tjetrën. Ndërkohë, në tregun e përgjithshëm mediatik shqiptar, “Opinion” është emisioni më i konkurruar. Unë kam nisur ditën e enjte, 20 vjet më parë dhe që nga ajo kohë kanë ardhur të enjten, edhe 5 emisione të tjera. Apo më shumë. Asnjë emision tjetër, i çdo dite të javës, në mëngjes apo në mbrëmje, i çdo zhanri, nuk ka një konkurrencë të tillë. Madje, as telenovelat. As lajmet. As muzika e as humori. Çdo televizion që nis, ose që do të rritet, tenton të sfidojë audiencën e “Opinion”, duke e konsideruar emision influent. Për fat, kjo i ka dhënë më shumë fuqi emisionit. Është pak a shumë si ato kampionatet e futbollit, që janë më të ndjekur, aty ku ka më shumë skuadra që garojnë. Ndërkohë, unë mbush 21 vite në ekran këtë vit.

 

Etiketa: audiencaBen Blushiblendi fevziuopinionTop-Channel


Ju sugjerojmë

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?
Sociale

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

20 Maj, 2025 9:41 am
“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Sociale

Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

7 Maj, 2025 10:41 am
Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan
Sociale

Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

5 Maj, 2025 8:43 am
“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten
Kryesore

“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten

2 Maj, 2025 10:24 am
Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica
Sociale

Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

2 Maj, 2025 9:16 am
Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente
Kryesore

Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente

30 Prill, 2025 1:40 pm
39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…
Sociale

39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…

30 Prill, 2025 11:13 am
Paga minimale në 2025-ën u rrit në të gjithë Rajonin, përveç Shqipërisë
Kryesore

Paga minimale në 2025-ën u rrit në të gjithë Rajonin, përveç Shqipërisë

29 Prill, 2025 8:26 am
“Në Altar”shfaqja teatrale për shëndetin mendor/Gjonçi:Rrëfehet përpëlitja njerëzore
Kryesore

“Në Altar”shfaqja teatrale për shëndetin mendor/Gjonçi:Rrëfehet përpëlitja njerëzore

28 Prill, 2025 10:10 am
Para
Blindohet Tirana, 1500 forca policie shpërndahen nëpër qytet 

Blindohet Tirana, 1500 forca policie shpërndahen nëpër qytet 

Zbardhja e vaginës, trendi i fundit i operacioneve

Zbardhja e vaginës, trendi i fundit i operacioneve

Dritan Zagani në protestën e opozitës, çfarë do të thotë ish-shefi i antidrogës

Dritan Zagani në protestën e opozitës, çfarë do të thotë ish-shefi i antidrogës
















TE FUNDIT

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
25 Maj, 2025

Mbi tre mijë fidanë dhe bimë kanabis janë zbuluar në Malin e Rrencit nga Policia e Lezhës. Gjatë ndërhyrjes nga...

Lexo më shumë

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
25 Maj, 2025

Real Madrid ka emëruar zyrtarisht Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ri. “Real Madrid CF njofton se Xabi Alonso...

Lexo më shumë

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?
25 Maj, 2025

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar,...

Lexo më shumë

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër
25 Maj, 2025

Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të shkurtimit të orarit të punës. Modeli, sipas kryeministrit të Malit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com