Pasi Eriksen la spitalin, bashkëshortja e tij ka folur për mediat.
Në të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, bashkëshortja e Eriksen ka deklaruar se mesfushori i Interit ndihet mirë dhe se ka nevojë për pushim dhe qetësi.
“Eriksen ndihet mirë. Tani jemi të gjithë bashkë dhe ai ka nevojë për pushim dhe qetësi.”, ishin këto fjalët e bashkëshortes së fantazistit të Danimarkës ku kërkon të rigjejë përsëri normalitetin.
Numri “10” i Danimarkës gjatë muajit korrik do të jetë në Milano dhe aty do të merret çdo vendim me stafin mjekësor të Interit. Eriksen aktualisht po qëndron në vilën e tij në qytetin e Odenses dhe do të kryejë çdo kontrroll të mundshëm mjekësor deri ne sherimin e tij të plotë./Opinion.al