Albana Dapi balerina e televizionit Klan ka sqaruar për Opinion.al, momentin e puthjes në skenë me këngëtaren, Era Rusi gjatë spektaklit “Your Face Sounds Familiar”.
“Duke i qëndruar konteksit që paraqet kënga puthja në fund ishte diçka që duhej bërë, duke patur parasysh formatin që ka të bëjë me imitimin… Të njëjtën gjë ka bërë edhe Katy Perry… Normalisht ishte një pjesë e kuruar me kujdes nga koreografi Albi Nako, që të vinte artistikisht bukur”, sqaron balerina e “Albi Nako Dance” për Opinion.al.
E pyetur se si kanë reagimin familjarët e saj për këtë situatë, “familjarët e mi ishin venë në dijeni që në momentin që mua mu caktua ky rol dhe si çdo herë tjetër ata më mbështeten, duke kuptuar se çdo gjë që vihet në skenë është art dhe gjithmonë shpalosen mesazhe të ndryshme”.
Po përsa i përket reagimit në rrjetet sociale, “reagimet ishin normale, sepse kam përshtypjen që njerëzit kanë filluar të mësohen me idenë edhe të diçkaje ndryshe. Shoqëria shqiptare ka filluar të ndryshoj”, shprehet Albana.