27-vjeçari, Rajmond Kunora, ka folur para trupës gjykuese duke pranuar se e ka dhunuar vajzën e tij 6 vjeçe, por ka mohuar abuzimin seksual.
“Abc news” shkruan se Kunora ka treguar se e ka rrahur me thupër vajzën e mitur, pasi ajo merrte shumë shpesh në telefon nënën e saj.
Sipas tij, kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Po ashtu ai ka thënë që e ka çuar vet në spital.
Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në masën “Arrest me burg” 27-vjeçarin, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur./Opinion.al